LAJMI I FUNDIT:

Përkujtohet Fadil Ferati

Përkujtohet Fadil Ferati

Me rastin e shtatë vjetorit të vdekjes së ish-kryetarit të komunës së Istogut, njëherësh edhe nënkryetarit të kryesisë qendrore dhe kryetar i degës së LDK-së për Istog Fadil Ferati, janë bëre homazhe dhe vendosje kurora lulesh tek varri i të ndjerit në Gurrakoc.

Me këtë rast, pjesë e homazheve ishin kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova i shoqëruar nga stafi komunal, struktura të larta të Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe qytetarë të shumtë që kishin ardhur për ta nderuar jetën dhe veprën e Fadil Feratit.

Sipas një komunikate të Komunës së Istogut, Rugova ka thënë se pjesëmarrja e shumë qytetarëve tregon për punën dhe respektin ndaj tij dhe për punën që ai ka bërë për qytetarët e Istogut, LDK-në dhe tërë Kosovën.


“Istogasit janë duke përcjellë vizionin e tij që ai kishte për Istogun dhe unë jam i privilegjuar dhe i nderuar që në emër të qytetarëve të falënderoj Fadilin për punën dhe angazhimin e tij dhe vizionin e tij ne do ta vazhdojmë edhe në të ardhmen”, u shpreh Rugova.

Ismet Beqiri, sekretar i Lidhjes Demokratike të Kosovës u shpreh se po e përkujtojnë një personalitet të veçantë që ka pas LDK-ja.

“Sot në emër të kryetarit të LDK-së, jemi këtu për të bërë homazhe. Për të nderuar një njëri të devotshëm, të përkushtuar, një njeri të afërt të Dr. Ibrahim Rugovës. Një njeriu që ka bërë shumë për LDK-në dhe komunën e Istogut”, tha ndër të tjera Ismet Beqiri.

Në trend Lajme

Më shumë
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme
KDI: Kurti po sfidon parimin e sundimit të ligjit me refuzimin për të dëshmuar në Prokurori

KDI: Kurti po sfidon parimin e sundimit të ligjit me refuzimin për të dëshmuar në Prokurori

Lajme
​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Lajme
Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Lajme
Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Lajme
​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

Lajme
Kalo në kategori