Përkujtohet dëshmori, Artim Jashari në 27-vjetorin e rënies së tij
Është përkujtuar dëshmori, Artim Jashari në 27-vjetorin e rënies së tij.
Më 06 maj 1998, Jashari përmes një aksioni sulmoi një patrullë policore serbe në afërsi të stacionit të autobusëve në Mitrovicë. Nga ky aksion mbetën të vrarë tre policë serb, shkruan Telegrafi.
Sot tek varri i tij bën homazhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, nënkryetari Arian Tahiri, familjarë e qytetarë.
Tahiri u shpreh se në mëngjesin e 06 majit të vitit 1998, Mitrovica u zgjua nga “tingujt e makinave të policisë”.
“Më 6 maj 1998, në Mitrovicë, shkrepjet e armëve bënë jehonë në të gjithë Kosovën. Afër stacionit të autobusëve, mbetën të vrarë tre policë serbë. Qyteti u zgjua nga tingujt e makinave të policisë”, ka thënë Tahiri.
Ai ka thënë se pak mund ta dinin se aksionin kundër policisë serbe e kishte realizuar një djalë i ri nga Prekazi, Artim Jashari.
“Artim Jashari dha jetën për idealin e lirisë. Lavdi!”, ka shtuar nënkryetari i Komunës së Mitrovicës. /Telegrafi/































