Përkujdesja për shtatzëni është shumë e rëndësishëm në mënyrë që të sjellët në jetë një fëmijë i shëndetshëm.
Po ashtu shumë me rëndësi është edhe vet procesi i lindjes ngase gruaja kalon nëpër sfida të shumta.
Por, vjen edhe momenti kur tejkalohet edhe procesi i lindjes. Atëherë, fillon periudha pas lindjes që në popull është e njohur si lehoni dhe zgjatë rreth 40 ditë, e që është mjaft e rëndësishme për shëndetin e gruas.
“Zakonisht preferohet edhe sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë që lehona apo llahusa siç njihet në termin popullor të qëndrojë së paku 24 orë pas lindjes. Ndërsa, me ndërhyrje operative në këtë rast mendohet kryesisht për prerje cezariane dhe ndërhyrjet tjera operative të cilat janë më të komplikuara qoftë me vakum ose ndonjë intervenim tjetër duhet të qëndrojë deri në 5 ditë në maternitet. Pra, assesi nuk guxojnë të lëshohen para 3 ditëve”, shpjegon prof. dr. Sejdullah Hoxha, nga Klinika Amerikane, Dr. Behar Kusari.
Përveç problematikave të mundshme gjatë periudhës së lehonisë, gratë kanë ankesa edhe për flokët dhe thonjtë të cilat pësojnë ndryshime te pothuajse 90 për qind e tyre. Si duhet trajtuar flokët dhe thonjtë dhe a është kjo normale shpjegon për emisionin Ninullë, Dermatologia, Nexhmije Kusari.
“Tek shumica, mos të themi 90%, flokët pësojnë një ndryshim, dëmtim, kemi te bëjmë me një rënie më të madhe të flokëve. Mirëpo kjo është një fazë kaluese, tranziciente qe pas gjashte muajsh apo tete muajsh fillojnë te rigjenerohen flokët dhe nuk duhet me qene aq alarmuese gjendja”.
Sa është me rëndësi përkujdesja për lëkurën, flokët e thonjtë po ashtu higjiena orale luan rol të rëndësishëm në periudhën e lehonisë. Sipas Dr. Adrian B.Hasimja, Specialist i Paradontologjisë me Mjekësi Orale, nëse nuk është kujdesi adekuat mund të shkaktohen probleme shumë më të mëdha në gojë. Përveç kësaj Dr. Hasimja apelon se nëse nëna ka ndonjë problem me dhëmbët, infeksioni ka raste edhe kur mund të bartet tek bebja po qese nëna e ushqen fëmijën me qumësht gjiri.
Sikurse në periudhën e shtatzënisë që ushqyerja është faktor shumë i rëndësishëm për fetusin po ashtu edhe periudha pas shtatzënisë kërkon kujdes të veçantë në këtë aspekt.
“Atëherë, sado qe është i rëndësishëm te ushqyerit e shëndetshëm gjate shtatzënisë, për me pas mundësi me e mbështetë rritjen e fetusit te shëndetshëm, dhe me pas një shtatzëni te shëndetshme aq është e rëndësishme edhe te ushqyerit e shëndetshëm pas shtatzënisë. Kjo është për shkak se duam qe trupi te kthehet ne gjendje normale por edhe te rikuperohet me shpejt, por është e rëndësishme edhe me e mbështetë gjidhënjen e foshnjës.
Në fund por jo më pak e rëndësishme është edhe gjendja emocionale e gruas pas shtatzëninë. Sa i përket kësaj gjendjeje, psikologia Blerina Hoxha deklaron se është rrethi e konkretisht bashkëshorti që ndikojnë më së shumti për ta tejkaluar sa më mirë këtë situatë.
Për gjendjen emocionale të gruas dhe përkujdesjen në përgjithësi që duhet ta kenë gratë pas lindjes mund të mësoni në emisionin Ninullë të cilin mund ta shihni në linkun e mëposhtëm. /Telegrafi/
https://youtu.be/j3lyOAA4LXo
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

A paguhen aktoret për të veshur fustane të stilistëve në Oscars? E vërteta mund t'ju habisë

Agjërimi gjatë shtatzënisë: A ka ndonjë rrezik të madh shëndetësor?

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Ky është zëvendësuesi ideal i retinolit për vajzat me lëkurë të ndjeshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës