LAJMI I FUNDIT:

Përkeqësimi i motit, rikthehen lundrimet në Adriatik për tragetet Durrës-Bari

Përkeqësimi i motit, rikthehen lundrimet në Adriatik për tragetet Durrës-Bari

Pas pezullimit 24 orësh të lundrimeve nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas, mbrëmjen e së shtunës tragetet e linjës Durrës-Bari do të vijojnë lundrimet e tyre.

Lajmi është konfirmuar këtë mesditë nga Kapiteneria e portit detar të Durrësit, ndërsa nuk ka ende një konfirmim deri në këtë moment nga autoritetet detare për nisjen e trageteve edhe nga porti italian i Barit drejt portit më të madh shqiptar.

Përkeqësimi i motit, veçanërisht në det të hapur, me një erë të fortë dhe det të dallgëzuar deri në 8 ballë çoi në marrjen e vendimit për pezullimin e përkohshëm të lundrimit për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas.


Natën e kaluar tragetet e kësaj linje nuk u nisën nga të dyja brigjet e Adriatikut.

Të shtunën kushtet atmosferike janë më të qeta në brigjet e Adriatikut lindor, ku era që fryn nga veriu nuk shkakton probleme për lundrimin e trageteve nga Durrësi drejt Barit.

Gjithsesi deti vijon të jetë i dallgëzuar dhe lundrimi vijon i pezulluar për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese, të cilat duhet të presin qetësimin e motit për të rinisur lundrimet. Drejtoria e Përgjithshme Detare bën me dije se situata detare është në monitorim dhe për çdo ndryshim të kushteve atmosferike që ndikon lundrimin, do të ketë një komunikim nga autoritetet për publikun. /Tch/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori