LAJMI I FUNDIT:

A përjetojnë macet pikëllimin dhe a ‘mbajnë zi’ për humbjen e kafshëve tjera

A përjetojnë macet pikëllimin dhe a ‘mbajnë zi’ për humbjen e kafshëve tjera

Çka sugjerojnë hulumtimet e reja?

Një studim i ri, i bërë nga universiteti “Oakland” në Michigan, tregoi se macet mund të ndiejnë dhimbjen e humbjes së kafshëve të tjera, duke përfshirë edhe qentë

Studimi i publikuar në “Applied Animal Behavior Science” tregoi se macet mund të ‘mbajnë zi’ për një kafshë tjetër, me të cilën kanë ndarë hapësirën.


Në studim u morën 400 pronarë macesh, të cilët dokumentuan sjelljet e maceve të tjera kur kanë ndërruar jetë macet apo qentë e tjerë.

Sjelljet lidheshin me pikëllimin e humbjes dhe macet kishin tendencën të hanin dhe të luanin më pak.

Bashkëautoret e studimit, Jennifer Vonk dhe Brittany Greene, zbuluan gjithashtu se macet kalonin më pak kohë vetëm, kërkonin vëmendjen e pronarëve, flinin më shumë dhe kërkonin mikun/eshën e ndjerë.

“Për mua, zbulimi më bindës ishte ndryshimi i sjelljeve të maceve në mënyrë të vazhdueshme dhe kjo lidhet me pikëllimin”, u shpreh Vonk.

“Parashikohet që te dhimbja të ndikojnë faktorë si koha e shpenzuar mes kafshëve dhe aktivitetet e përbashkëta që kanë bërë”, shtoi ai.

Vonk tha gjithashtu që ka një keqkuptim të madh mbi karakterin e maceve, të cilat njihen si antisociale, krahasuar me qentë. Megjithatë, dukshëm, ato ndiejnë dhimbjen dhe ndryshojnë në varësi të saj, citon Anabel.

Ky studim i ri për macet do të të bëjë t’i shohësh ato me një tjetër sy. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Cila nga vajzat mendoni se është më tërheqëse kur të kthehet përballë? Zgjedhja tregon se çfarë personi jeni

Cila nga vajzat mendoni se është më tërheqëse kur të kthehet përballë? Zgjedhja tregon se çfarë personi jeni

Lifestyle
Bimët që klithin: Tingujt sekretë që lëshojnë kur kanë nevojë për ndihmë

Bimët që klithin: Tingujt sekretë që lëshojnë kur kanë nevojë për ndihmë

Lule
Gjashtë gabime që i bëjnë hajdutët të kuptojnë menjëherë se nuk jeni në shtëpi

Gjashtë gabime që i bëjnë hajdutët të kuptojnë menjëherë se nuk jeni në shtëpi

Lifestyle
Me cilën nga shenjat e horoskopit jeni të paparë në shtrat, por nuk përfundoni kurrsesi të dashuruar

Me cilën nga shenjat e horoskopit jeni të paparë në shtrat, por nuk përfundoni kurrsesi të dashuruar

Lifestyle
Katër numrat që nëse i telefononi mund t’jua shpëtojnë jetën

Katër numrat që nëse i telefononi mund t’jua shpëtojnë jetën

Këshilla Lifestyle
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Gaforres do të pendohej nëse do të ndahej

Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Gaforres do të pendohej nëse do të ndahej

Kalo në kategori