LAJMI I FUNDIT:

Përjashtohet gazetarja nga tv ‘Sitel’, e kritikoi Jankullovskën

Përjashtohet gazetarja nga tv ‘Sitel’, e kritikoi Jankullovskën

Gazetarja e re, Kristina Atovska, pak ditë më parë u përjashtua nga puna nga tv ‘Sitel’, sepse ajo botoi një kolumnë kritike për ish ministreshën e brendshme, Gordana Jankullovska, transmeton Telegrafi.

Ky rast sot në një konferencë për shtyp u njoftua nga Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonëtorëve të medias, dhe deklaratë dha edhe Atovska.

‘Më thirri redaktori dhe direkt më tha se kolumna e titulluar “Gazetarët Imuniteti gazetaresk për Jankullovskën”, e publikuar në portalin Pozitiv.mk, na ka bërë problem dhe për shkak asaj duhet ta ndërpres angazhimin tim, tha gazetarja e përjashtuar.


Ajo ka punuar në programin televiziv të mëngjesit, ku kryesisht bëhet fjalë për tema të magazinës dhe nuk ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me temat politike.

‘Unë kurrë nuk kam shkelur politikën redaktuese të mediumit, gjithmonë u përpoqa të kryej punën në përputhje me standardet gazetareske – thotë Atovska, e punësuar me honorar nga gushti i 2014.

Kolumna është botuar me 6 mars të këtij muaji, dhe anulimi i është dhënë vetëm dy ditë më vonë. Siç tha Atovska do të kthehet në punë ‘Sitel’ në qoftë se do t’i mundësohet kjo gjë. /Telegrafi/