LAJMI I FUNDIT:

Përjashtohen nga Kuvendi Braçe dhe 3 deputetë të PD-së, falet Berisha

Përjashtohen nga Kuvendi Braçe dhe 3 deputetë të PD-së, falet Berisha

Byroja e Kuvendit ka ndëshkuar me mosmarrje pjesë në Kuvend tre deputetë të Partisë Demokratike dhe një të Partisë Socialiste. Në këtë mënyrë, Byroja vendosi masën disiplinore të pezullimit me 5 ditë nga Kuvendi të deputetëve Edi Paloka, Arben Ristani dhe Roland Keta nga PD-ja dhe Erion Braçe nga PS-ja.
Byroja e Kuvendit u mblodh për të shqyrtuar kërkesën e PD-së, e cila kërkoi pezullimin me 10 ditë të deputetit Erion Braçe, pas debatit me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit do të jetë sot në Parlament, pasi ndaj tij Byroja dha vetëm masën disiplinore “vërejtje”.

Vendimi i Byrosë së Kuvendit u cilësua i papranueshëm nga nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho. Në përfundim të mbledhjes, Spaho tha se Kuvendi toleroi deputetin Braçe duke i dhënë të njëjtën masë disiplinore si deputetëve të tjerë. “Byroja toleron kryeministrin me fjalor të shthurur, toleroi sot edhe Braçen, duke e barazuar me deputetët e tjerë. Braçe ofendoi me fjalor vulgar, e barazuan me të tjerët që replikuan me argumente. Byroja vepron rishtazi me të njëjtat standarde”, ka deklaruar Spaho.

Menjëherë pas vendimit të Byrosë, dhe deputeti Erion Braçe e quajti të padrejtë vendimin, pasi, sipas tij, të fyerit dënohen, dhe ata që fyejnë jo. “Pas 25 vitesh parlamenti pluralist, e 20 viteve të mia në parlament, ndodh se ai që fyen, ai që shan, ai që sulmon, që dhunon, që prish seancat që vret në fund fare, politikisht dhe fizikisht falet përsëri dhe të tjerët dënohen. Kjo është historia për fat të keq e këtij parlamenti në ditët e sotme”, tha Braçe i tensionuar.
Sipas tij, në parlament po legjitimohet një regjim i dhunshëm i kryesuar nga Sali Berisha. “Po t’i referohemi seancës, çdo gjë ka nisur me Arben Ristanin, jam përgjigjur unë, ka vijuar me Sali Berishën, jam përgjigjur unë dhe pastaj ka vijuar me ndërhyrjen e dhunshme të Palokës dhe pas ndërprerjes së seancës ka vijuar me sulmin fizik të një deputeti tjetër. Kjo është e vërteta. Është fare e qartë.


Ajo që më shqetëson pas këtij vendimi ka të bëjë me faktin se në parlament po legjitimohet një regjim i dhunshëm, fyerje, ndaj jetës private. Rregjim që kryesohet nga Berisha. Ky regjim që duhet të merrte frymë tani që parlamenti është në një proces vetëpastrimi ndodh e kundërta, dhunuesi falet dhe gjithë të tjerët të dënohen”, u shpreh deputeti Braçe. Ai tha se nuk do të mbyllë sytë para këtij vendimi të Byrosë paçka se është pjesë e maxhorancës.

“Unë nuk jam brenda maxhorancës apo brenda qeverisë për të pranuar çdo lloj vendimi. Kush është e padrejtë është e padrejtë. Unë këtë e kam thënë edhe kur partia ime ka qenë në pushtet edhe në opozitë. Edhe kur e gjykon Byroja dhe kur secili nga ju e keni të qartë se ç’ndodhi në kuvend. Ka ku të shkojë më që të vijë kreu i grupit parlamentar të PD-së për të qëlluar? Ka ku të qëndrojë më që Berisha të fyejë nga nëna deputetin në sallën e Kuvendit?”, deklaroi deputeti Braçe. Më tej deputeti socialist theksoi se nuk do të tolerojë askënd ta fyejë. “E rëndë për mua si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Nëse vijon historia që t’i legjitimohet Sali Berishës çdo fyerje, kjo Byro do ketë punë pas çdo seance.

Nuk do toleroj asnjë që të adresojë fyerje ndaj meje. Berisha fyeu nga nëna në seancën e kaluar. Ky është ligjërim politik? Sali Berisha shpif. Jam sulmuar nga 2 njerëz që nuk ishin në sallë fare. Ishin në kafen e parlamentit.

Nga ajo sallë nuk ka ngelur shqiptar familjarisht i papërgojuar nga ky njeri”, tha ai. Ndërkohë Braçe ka thënë se në mbledhjen e Byrosë, anëtari i PD-së, deputeti Edmond Spaho e ka kërcënuar. Dhe këtij fakti, Braçe i është përgjigjur: “Në Byro, Spaho kërcënoi që nëse nuk merren masa do ketë përkeqësim në plan personal. Kë kërcënojnë këta?! Në plan personal, kë kërcënon?. Le ta provojë Edmond Spaho dhe kushdo, këtu jam. Nëpër rrugët e Tiranës dal”. /Shekulli/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori