LAJMI I FUNDIT:

Përjashtimi i Bashës nga Kuvendi, Salianji: Ja kush e dha porosinë

Përjashtimi i Bashës nga Kuvendi, Salianji: Ja kush e dha porosinë

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, deputetit i PD, Ervin Salianji komentoi bllokimin e foltores së Kuvendit ditën e djeshme nga PD si dhe përjashtimin e Bashës nga seanca. Salianji tha se nuk ka ndodhur më parë që të ketë përplasje për të drejtën e fjalës në Kuvend. Sipas tij, kreu i kuvendit Gramoz Ruci nuk ka lënë opozitën të flasë duke u kthyer pas në kohë.

“Nuk ka ndodhur më parë që të ketë përplasje për të drejtën e fjalës. Mund të ketë pasur për tejkalim të kohës, por jo për të drejtën e fjalës. Shoku Gramoz e ka ngatërruar përudhën dhe mendon se mund ti ndërpresë fjalën opozitës si para 30 viteve. Ne kemi kërkuar që si për çdo akt që kalon në kuvend të kemi diskutime në Kuvend. Regjistrimet kanë ndodhur dhe Ruci i ka pranuar kërkesat e deputeteve, por deputetët e mazhorancës ishin të papërgatitur. Shtyrja e seancës u kërkua nga PD dhe LSI. Nuk ka skandal më të madh se të tentosh të mos lësh opozitën të flasë kjo është e padrejtë. Ruci nuk ka marrë votat tona për zgjedhjen e tij në krye të Kuvendit, por ka marrë kundërshtimin e ashpër të PD.”- tha Salianji.

Ndër të tjera deputeti i PD, Salianji tha se përjashtimi i Bashës ishte porosi e Ramës.


“Neni 46 i rregullores së Kuvendit thotë se çdo deputet që do të diskutojë për rendin e ditës duhet të regjistrohet në sekretari, dhe ne i kemi regjistruar dhe kemi ndjekur të gjitha hapat procedurale. Unë mendoj se mund të jetë edhe një skenar i Ramës për ta degraduar akoma më shumë dhe për të hequr vëmendjen. Ishte porosi e Ramës dhe sapo nisi diskutimi, Rama tha thuaji që ka mbaruar”- tha Salianji.

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori