LAJMI I FUNDIT:

Përhapja e Vetëvendosjes në Shqipëri, flasin analistët Bushati e Haxhiu

Përhapja e Vetëvendosjes në Shqipëri, flasin analistët Bushati e Haxhiu

Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu shprehën mendimet e tyre rreth çështjes së aktivizimit edhe në Shqipëri të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ndikimit të mundshëm që mund të sjellin fitorja e zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë me zgjerimin edhe në Shqipëri.

Bushati ishte i qëndrimit se një fitore e mundshme e Vetëvendosjes në Kosovë do t’i bënte mirë Kosovës, mirëpo ai tha se ishte skeptik që fitorja e Albin Kurtit atje do të ketë ndikim në Shqipëri.

Ai e bazoi qëndrimin te përvoja se skena politike shqiptare i ka përmbysur gjithmonë partitë dhe lëvizjet e reja. Sipas Bushatit kjo ka ardhur pasi partitë kanë pasur kohështrirje prej rreth gjashtë muajsh përpara zgjedhjeve dhe më pas kanë dalë nga skena pasi nuk kanë korrur sukses.


“Duhet të kemi durim dhe të ketë kohë, sepse lëvizjet duan kohë që të tërheqin besim, prandaj edhe nëse do të ketë një sukses të Vetëvendosjes do të duhet kohë që të ketë efekt në Shqipëri”,  tha Bushati, në Euronews Albania.

Ndryshe nga Bushati, Baton Haxhiu tha se Vetëvendosje në Kosovë “e ka autostradë të shtruar” suksesin në zgjedhje dhe “e ka shtruar rrugën edhe drejt Shqipërisë”.

Sipas tij kjo do të ndodhë pasi Vetëvendosje do të ketë përpara shumë problematika dhe “mos-zgjidhja e tyre do të jetë arsye për të kaluar nga Shqipëria”.

Krahas kësaj, Haxhiu tha se në Shqipëri ka vetëm një lider “të fuqishëm” duke nënkuptuar këtu kryeministrin aktual Edi Rama, që sipas Haxhiut mund ta katapultojë veten drejt mandatit të tretë dhe në anën tjetër nuk ka liderë në rritje.

Ai e përshkroi kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha në diskutim dhe që mund ta zbehë udhëheqjen e partisë në rast humbjeje.

Këtë Haxhiu e argumentoi duke thënë se Vetëvendosje mund t’i drejtohet Shqipërisë për të shtuar ndikimin dhe vijuar rritjen edhe si parti.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori