Përgjimet me përmbajtje intime do të përplasin PSP-në me Prokurorinë Publike

Procedurat e reja që u hapën për bombat me përmbajtje intime, që dy muajt e fundit u publikuan në internet, pritet të shkaktojnë përplasje të reja mes Katica Janevës dhe Marko Zvërlevskit. Me fjalë tjera, të dy prokuroritë kanë nisur procedura për këto raste, që nënkupton se edhe njëra edhe pala tjetër konsiderojnë se janë kompetentë për këto lëndë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Një gjë e tillë u konfirmua zyrtarisht nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë.
“Kur jemi te kompetencat, ju njoftojmë se Prokuroria themelore publike Shkup tashmë i procedon këto lëndë në përputhje me kompetencat e saj nga Kodi penal, Ligji për prokurori publike dhe Ligji për procedurë penale”, thanë për Alsat-M nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë.
Jozyrtarisht, nga kjo Prokurori shtojnë se kompetencën e mbështesin në faktin se vepra penale me bombat e publikuara intime janë bërë në vitin 2016, gjegjësisht jashtë fushës së veprimit të prokurorisë speciale që përfundon në vitin 2015.
Nga ana tjetër, nga Prokuroria speciale nuk ka përgjigje zyrtare. Mirëpo jozyrtarisht mësohet se edhe kjo prokurori konsideron se është kompetente për hetimin e lëndëve lidhur me bombat e publikuara. Këta, kompetencën e mbështesin në arsyeshmërinë e dyshimeve se edhe këto biseda janë regjistruar në institucionet shtetërore në periudhën 2008-2015. Në këtë mënyrë, pa marrë parasysh nëse materialet janë shfrytëzuar për vepra penale edhe pas vitit 2015, në Prokurorinë Speciale janë të bindur se nëse nuk do të kishte regjistrim të paligjshëm, atëherë nuk do të kishte vepra të reja penale.
Këto dallime në interpretime pritet të aktualizohen në kohën kur do të ngrihen aktakuzat para gjykatave kompetente, në veçanti kur të dëmtuarit janë të njohur në opinion./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BDI: Izet Mexhitit i janë marrë kompetencat në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Kanosin njëri-tjetrin babë e djalë, sulm fizik ndaj vajzës e dhunë fizike e psikike ndaj grave – 10 raste të raportuar në Polici në 24 orë

VLEN: BDI le ta fillojë vetingun nga Ali Ahmeti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit