Gianluigi Buffon i ka përgënjeshtruar njoftimet se ka pasur një mosmarrëveshje me bashkëlojtarin e tij, Medhi Benatia.

Mediat italiane kanë raportuar se kapiteni nuk i ka kursyer fjalët ndaj bashkëlojtarëve të tij pas humbjes nga Napoli, mirëpo portieri legjendar thotë se këto janë të pavërteta.


Benatia 2 1 (Foto: Getty Images)

"Janë thashetheme të fabrikuara kur ekipet si Juventusi që nuk kanë një 'Thembër Akili', humbin".

"Ata përpiqen ta destabilizojnë atmosferën dhe ta minojnë sigurinë dhe unitetin e grupit. Është normale, ka ndodhur prej se jam te Juventusi".

"Unë e konsideroj veprim të logjikshëm dhe të duhur për të reaguar ndaj asaj që ka ndodhur, por askush - së paku gjatë 17 viteve të mia te Juventusi - nuk guxon ta drejtojë gishtin drejt dikujt dhe ta fajësojë për ndonjë gabim apo humbje".

Benatia 1 1 (Foto: Getty Images)

"Për më shumë, sa jam unë kapiten, kjo nuk ka ndodhur asnjëherë", ka deklaruar Buffon për JTV.

"Më duhet të them se Medhi është një djalë shumë i respektueshëm dhe është i lidhur ngushtë me objektivin tonë me një edukatë dhe mënyra se si po interpretohet kjo gjë, më vjen keq që duhet të flas për këtë temë", ka shtuar kapiteni i Juves. /Telegrafi/