LAJMI I FUNDIT:

Përgatitet lista e të burgosurve që do t’i falë presidenti

Përgatitet lista e të burgosurve që do t’i falë presidenti

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) është duke përgatitur listën e të burgosurve, të cilët kërkojnë mëshirën e presidentit të vendit, në prag të 10-vjetorit të Pavarësisë së vendit.

Ende nuk dihet numri i të burgosurve, të cilët do të kërkojnë nga i pari i vendit, Hashim Thaçi faljen e pjesës së dënimit që u ka mbetur, mirëpo kërkesat e disa prej tyre janë nisur në adresë të SHKK-së.

Zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës i kanë thënë “Arbresh.info” se janë disa kërkesa të të burgosurve të cilat tashmë janë dorëzuar në këtë institucion.


“Listat janë duke u dërguar nga Shërbimi Korrektues në bazë të rregullores nr.02 /2017 për kritere dhe procedurat për faljen e personave të dënuar të aprovuar nga Presidenti. Nuk e dimë ende numrin e saktë pasi qe ende nuk kemi pranuar të gjitha kërkesat e të dënuarve nga institucionet korrektuese”, kanë bërë të ditur zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Zyrtarë për media të Shërbimit Korrektues kanë bërë të ditur se janë në pritje edhe të kërkesave të tjera dhe më pas kjo listë t’i dërgohet presidentit për dekretim.

“Në momenti kur dosjet janë të kompletuar ne do i përcëllim bazuar ne Rregulloren nr.02 /2017 për Kritere dhe Procedurat për faljen e personave të dënuar”, bënë të ditur SHKK.

Ndryshe, falja e të burgosurve nisi në vitin 2009 nga ish-Presidenti Sejdiu në njëvjetorin e pavarësisë së Kosovës. Kjo traditë ka vazhduar edhe nga presidentët tjerë. Mirëpo ish-presidentja Atifete Jahjaga e kishte thyer këtë traditë në vitin 2015 dhe 2016, ku nuk kishte falur asnjë të burgosur.

Jahjaga vetëm në vitin 2014 kishte bërë faljen e parë të të burgosurve dhe të vetme si presidente.

Ndërkohë, vitin e kaluar në prag të përvjetorit të Pavarësisë, Zyrës së Presidentit i kishin shkuar 694 kërkesa nga të burgosurit për faljen e dënimit të tyre. Prej këtyre 694 kërkesave, presidenti Thaçi pati falur vetëm 12 të burgosur.

Në trend Lajme

Më shumë
Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht të dheut të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht të dheut të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Lajme
Qorrolli: Ranë maskat e LDK-së, votat e manipuluara duhet të anulohen

Qorrolli: Ranë maskat e LDK-së, votat e manipuluara duhet të anulohen

Lajme
Vdekja e dy vajzave në aksidentin në Ranillug, Kurti shkon për ngushëllime te familjet Basha dhe Thaqi

Vdekja e dy vajzave në aksidentin në Ranillug, Kurti shkon për ngushëllime te familjet Basha dhe Thaqi

Lajme
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Spiropali: Baca Haxhi në vend të Hashimit kemi ardhur të të përcjellim të gjithë ne nga Shqipëria e shqiptaria

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Spiropali: Baca Haxhi në vend të Hashimit kemi ardhur të të përcjellim të gjithë ne nga Shqipëria e shqiptaria

Lajme
Linda Rama: Nuk qëndrova dot në Tiranë, doja të jem këtu sot me nënën dhe gruan e Hashim Thaçit

Linda Rama: Nuk qëndrova dot në Tiranë, doja të jem këtu sot me nënën dhe gruan e Hashim Thaçit

Lajme
Marrëveshja Kosovë, Shqipëri e Kroaci - Maqedonci: Nuk është kërcënim, por mesazh për ata që kërcënojnë rajonin

Marrëveshja Kosovë, Shqipëri e Kroaci - Maqedonci: Nuk është kërcënim, por mesazh për ata që kërcënojnë rajonin

Lajme
Kalo në kategori