LAJMI I FUNDIT:

Përgatitet koncesion i ri për peshkim në liqenin e Ohrit

Përgatitet koncesion i ri për peshkim në liqenin e Ohrit

Peshkatarët rekreativ kërkojnë që liqeni i Ohrit të mos jepet me koncesion për peshkim tregtar të paktën 10 vitet e ardhshme, në mënyrë që të shpëtohet numri i peshqve që ka mbetur në liqen. Por shteti nuk mendon kështu, po përgatitet liqenin ta japë në koncesion pasi koncesionarit të mëparshëm i është ndërprerë kontrata për shkak të parregullsive.

“Procedura për dhënien e liqenit me koncesion për peshkim biznesi dhe rekreativ në zonën e peshkimit dhe zonën rekreative të Liqenit të Ohrit është në vazhdim e sipër. Thirrja publike do të shpallet pas formimit të komisionit në seancë të Qeverisë”, njoftojnë nga Ministria e Bujqësisë.

“Ne si peshkatarë rekreativ nuk jemi për dhënien në koncesion për peshkimin biznesi sepse trofta është ulur në mënyrë drastike, madje ekziston rreziku i zhdukjes së plotë të saj…”, deklaroi Radovan Dimitrievski- shoqata e peshkatarëve rekreativ.


Liqeni nuk ka koncesionar, por prandaj lulëzon peshkimi i paligjshëm.

“Me sa shohim në terren, në liqenin e Ohrit hidhen pa pushim kilometra rrjeta dhe askush nuk po e mbron atë”, tha Radovan Dimitrievski – shoqata e peshkatarëve rekreativë.

Shoqatat e peshkimit sportiv kërkojnë që përpara se të jepet koncesion i ri, shteti të ndryshojë fillimisht Aktin e Peshkimit dhe ta skanojë popullatën e troftës dhe të belushkës. Dimitrievski thotë se disa nga koncesionarët e mëparshëm kanë raportuar sasi qesharake të peshkut të kapur, pra rreth 500 kilogramë dhe atë në një periudhë disavjeçare. Por vetëm përmes hoteleve në Ohër dhe Strugë, thotë ai, konsumohen nga 500 kilogramë deri në një ton peshk në ditë. Nuk ka asnjë koncesionar për Liqenin e Ohrit që nga janari i vitit 2020. Shteti i ndërpreu koncesionin kompanisë që kryente këtë aktivitet, “Letnica-Belvica”. Ka evidentuar se nuk i kanë mbrojtur peshqit, nuk kanë mbajtur shënime të sakta për peshqit e kapur dhe kanë pasur parregullsi në lajmërimin e punonjësve./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori