Nëse dëshironi të parkoni këtë verë në qendër të Ohrit atëherë do të duhet të paguani 100 denarë për një orë në vend të 30 sikurse deri më tani. Bëhet fjalë për të ashtuquajturën. zonë premium që do të shtrihet nga Posta deri në sheshin e qytetit ku ka shumë objekte hotelierike. Autoritetet lokale besojnë se kështu do t’i japin fund bllokimit të trafikut në kulmin e sezonit turistik.
“Do të paguhet me tiketë, me të cilën pastaj do të kryhet pagesa në arkë. Qëllimi është të destimulohet lëvizja e automjeteve në qendër të qytetit”, deklaroi Konstantin Gjeorgjievski, kryetar i Ohrit.
Ndryshe nga e kaluara, kur kishte ndalesë qarkullimi në pjesën e vjetër të Ohrit në kohë të caktuara të ditës, këtë vit kjo nuk do të ndodhë. Trafiku do të rregullohet duke vendosur trarë, për të cilat do të duhen leje kalimi speciale.
“Nëse i keni parë saktësisht rekomandimet e UNESCO-s në pikën 18, është reduktimi i trafikut në qytetin e vjetër”, u shpreh Konstantin Georgievski, kryetar i Ohrit.
Për zonat e tjera çmimet mbeten të njëjta 20 ose 30 denarë. Për këtë reaguan këshilltarët komunalë nga OBRM-PDUKM. Ata thonë se duke ngritur çmimet, kaosi në trafik nuk është zgjidhur.
Ndoshta duhet të mendohet që ajo zonë premium të jetë vend ku mysafirët vetëm do të parkoheshin, ose të jetë një zonë për këmbësorë. Dëmi për turizmin dhe në hotelieri, dhe të gjithë ata që merren me turizëm dhe jetojnë nga turizmi, do ta ndjejnë atë. Me vetëdije ose pa vetëdije do ta pasivizojmë atë pjesë të qytetit gjë që nuk është e nevojshme”, theksoi Kiril Pecakoski-këshilltar i OBRM-PDUKM.
Alsat i hulumtoi çmimet e parkimit në disa qytete botërore në mbarë Evropën në mënyrë, që të bëjmë një krahasim me çmimet e reja në Ohër.
Parking në Monako: 1 orë – pa pagesë, 2 orë – € 5.10 (rreth 300 denarë), pas orës 19:00 – € 0.40 (më pak se 30 denarë).
Për shembull, në Monakon ultra-luksoz dhe turistik, parkimi një orë është falas, dhe në mbrëmje çmimet pas orës 19 është më pak se 30 denarë për një orë, dmth më pak se gjysmë euro. Përndryshe, në Ohër problemi shtesë është mungesa e hapësirave të parkimit. Si qeveria e mëparshme ashtu edhe kjo e tanishme lokale njoftuan se do të ndërtonin garazhe shumëkatëshe, por asnjë nuk është ndërtuar akoma./Alsat/
https://www.youtube.com/watch?v=cHwnfm6FZyE
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi