Ka përfunduar finalja e madhe e turneut të CS:GO që u zhvillua në Buenos Aires të Argjentinës.

Virtus.Pro dhe 9z u përballën në një ndeshje me format ‘Bo3’ në sallën Movistar Arena.


Fitues dolën ekipi Virtus.Pro me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa.

Pas kësaj fitoreje Virtus.Pro siguruan çmimin prej 100.000 dollarësh, ndërsa 9z në vendin e dytë siguruan 50.000 dollar.

Lojtari më i dalluar në këtë finale ishte Petr 'fame' Bolyshev me 40 eliminime. /Telegrafi/

telegrafi sport app