Ka përfunduar procesi i deklarimit të pasurisë të personave zyrtarë të cilat e kanë për obligim ligjor prejardhjen dhe kontrollin e Pasurisë dhe Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave.
Lumnije Demi nga Agjencia kundër Korrupsionit (AKK), ka treguar se ky proces ka përfunduar me 31 mars dhe kanë qenë gjithsej 4886 zyrtarë që kanë qenë të obliguar ta deklarojnë prejardhjen e pasurisë së tyre.
“Procesi i deklarimit të pasurisë i nisur më 01 mars 2021, është realizuar në pajtim me pajtim me Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave, ndërsa, ka përfunduar me 31 mars 2021. Janë rreth 4886 zyrtarë që kanë për obligim ligjor deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë ne Agjencinë kundër Korrupsionit”, ka treguar Demi për insajderin.
Nga AKK kanë thënë se me qenë se për një vit kanë ardhur në pushtet dy qeveri edhe numri i zyrtarëve ka qenë më i madh, andaj kjo ka shtuar edhe intensitetin e punës në këtë agjencion.
“Përveç deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë me ndryshimet që kanë ndodhur në institucionet publike, këtë vit, Agjencia kundër Korrupsionit, ka pranuar një numër të konsiderueshëm të formularëve të deklarimit të pasurisë me rastin e marrjes së detyrës zyrtare si dhe me rastin e përfundimit të detyrës zyrtareve që gjithashtu ka shtuar intensitetin e punës në AKK në raport me deklarimin e pasurisë”, ka treguar Demi.
Derisa i gjithë ky proces rreth deklarimit të pasurisë Demi ka treguar për Insajderin se është bërë në mënyrë elektronike.
“Formularët për deklarimin e pasurisë janë pranuar në mënyrë elektronike në email-adresa të ndryshëm të AKK-së dhe tani Agjencia ka filluar verifikimin e të gjithë formularëve të pranuar, me qëllim të evitimit të lëshimeve të mundshme që mund të ndodhin gjatë procesit të regjistrimit, para se formularët të publikohen”, ka thënë Demi.
Aktualisht, Agjencia kundër Korrupsionit është duke bërë verifikimit formularëve të deklarimit të pasurisë dhe ta gjitha informatat lidhur me këtë proces do të publikohen në javët në vijim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Moti në Kosovë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Vodhi shtatë vetura luksoze me vlerë 400 mijë euro, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë