Ka përfunduar pjesa e parë e finales së gjashtë të Superligës së Kosovës në basketboll mes Trepçës dhe Bashkimit, me rezultat 45:30 në favor të skuadrës mitrovicase.

Trepça ka dominuar në parket gjatë 20 minutave të para, duke e mbajtur epërsinë dhe kontrollin e lojës ndaj një Bashkimi që po e ka të vështirë të reagojë.


Kjo është finalja e gjashtë e serisë, ku 'Minatorët' udhëheqin 3-2 me fitore dhe janë vetëm një hap larg titullit kampion.

Nëse Trepça arrin të fitojë sonte, do të shpallet kampione e Kosovës për këtë sezon, duke e mbyllur serinë pa pasur nevojë për një ndeshje të shtatë.

Nga ana tjetër, Bashkimi ka nevojë për një përmbysje të madhe në pjesën e dytë për të mbajtur gjallë shpresat për titullin dhe për ta dërguar serinë në ndeshjen vendimtare. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app