LAJMI I FUNDIT:

Përfundon numërimi i votave të diasporës – LDK-ja fiton Dragashin

Përfundon numërimi i votave të diasporës – LDK-ja fiton Dragashin

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të ardhura nga diaspora për Komunën e Dragashit.

Në bazë të dhënave nga QNR, kandidati i LDK-së Bexhet Xheladini prin me 470 vota ndaj kandidatit të PDK-së, Shaban Shabani, i cili ka marrë 173 vota.

Pas numërimit të votave nga diaspora përmbyset rezultati preliminar të shpallur nga KQZ dhe nëse nuk do të ketë ankesa në PZAP, Bexhet Xheladini i LDK-së do të jetë kryetar i ri i Komunës së Dragashit.


Me votat e rregullta dhe ato me kusht, Shaban Shabani i PDK-së printe me 17 vota më shumë se Bexhet Xheladini i LDK-së.

Kujtojmë Gjykata supreme kishte urdhëruar rivotim nga diaspora për raundin e dytë të zgjedhjeve për Komunën e  Dragashit.

Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka komentuar rezultatin e Dragashit duke thënë se kishte tendenca për t’ia marrë LDK-së fitoren në tavolinë.

“Tendencat e vendimeve skandaloze për fitore në tavolinë, ishin korrigjuar nga Supremja pas ankimimit të LDK-së. Ishim të bindur, sikurse herën e parë e të dytë, se zëri i votuesve me postë ishte i drejtë, i pastër dhe bindës; dhe se këtë zë e këtë vullnet s’mund ta ndryshonte asnjëri. Sonte vullneti qytetar u mbajt në vend”, ka shkruar Abdixhiku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 8-vjeçar në Gjilan, familjarët kërkojnë ndihmë urgjente: Është me autizëm

Zhduket një 8-vjeçar në Gjilan, familjarët kërkojnë ndihmë urgjente: Është me autizëm

Lajme
AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

Lajme
Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Lajme
Ramadani: Javën tjetër me gjasë zhbllokohet Kuvendi, s’ka Qeveri Kurti 3

Ramadani: Javën tjetër me gjasë zhbllokohet Kuvendi, s’ka Qeveri Kurti 3

Politikë
​Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

​Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

Lajme
Kjo ishte makina më luksoze e Shqipërisë komuniste - makina që priti udhëheqësin sovjetik Nikita Hrushov

Kjo ishte makina më luksoze e Shqipërisë komuniste - makina që priti udhëheqësin sovjetik Nikita Hrushov

Lajme
Kalo në kategori