Përfundon numërimi edhe në Pejë - Vetëvendosje radhitet e para

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë numërimin e të gjitha votave në komunën e Pejës.
Sipas të dhënave të publikuar nga KQZ, në këtë komunë Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 49.14%, AAK 15.22%, LDK 18.83%, PDK 9.23%, IRDK 1.30% dhe subjektet tjera 6.28%, transmeton Telegrafi.
Në Pejë qendra të vendvotimit kanë qenë 122.
Ndryshe, KQZ është duke vazhduar me numërimin e votave edhe në komunat tjera, ku gjatë ditës së sotme pritet të shpallen edhe rezultatet preliminare. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
15/02/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






















































