Përfundon java e të ushqyerit me qumësht gjiri, këshilla dhe rekomandime për nënat e reja gjidhënëse
![Përfundon java e të ushqyerit me qumësht gjiri, këshilla dhe rekomandime për nënat e reja gjidhënëse](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/java-e-qumshtit-te-gjirit-780x439.jpg)
Në Gjilan ka përfunduar java e të ushqyerit me qumësht gjiri, që u përcoll me aktivitete të ndryshme, ku janë ofruar informacione bazike për nënat e reja gjidhënëse.
Specialistja e mjekësisë familjare dhe njëherësh edhe trajnere për të ushqyerit e foshnjës dhe fëmijëve të vegjël me qumësht gjiri, Ramize Ahmeti – Ibrahimi, ka ofruar këshilla për nënat e reja.
Sipas specialistes Ahmeti – Ibrahimi, të ushqyerit me qumësht gjiri i ofron të gjitha materiet ushqyese të domosdoshme për foshnjën.
“Të ushqyerit me qumësht gjiri i ofron të gjitha materiet ushqyese të domosdoshme për foshnjën. Andaj sipas strategjisë globale, UNICEF dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të gjitha nënat duhet të fillojnë ushqimin me qumësht gjiri menjëherë pas lindjes së foshnjes, në gjysmë orën e parë dhe të vazhdojnë deri në gjashtë muaj, pa i dhënë asgjë tjetër. Duhet të bëhet një ushqyerje, ekskluzivisht me qumësht gjiri, dhe vitamina të cilat janë të përshkruara nga mjeku. Në gjashtëmujorin e parë fëmijën duhet ta ushqejmë vetëm më qumësht gjiri, madje as me ujë, sepse qumështi i gjirit përmban të gjitha në vete”, ka thënë ajo, për Telegrafin.
Nga të ushqyerit me qumësht gjiri, sipas saj përfitojnë foshnja, prindërit, familja dhe komuniteti.
“Nëse një foshnje ushqehet me gjakun e bardhë, sidomos gjashtë muajt e parë të lindjes, do të gëzojë një shëndet më të mirë, do të ketë një peshë më ideale, do të sëmuret më pak, por edhe në rastet kur sëmuret, foshnja do të këndellet më shpejtë. Përparësi e të ushqyerit është edhe se qumështi i gjirit nuk kushton, është i gatshëm, nuk ka nevojë të nxehet”, ka thënë tutje ajo, duke theksuar edhe për përfitimet e nënës së foshnjës.
“Një nënë ka shumë benefite, ka shumë përparësi. Ndër to është se nëna e cila e ushqen foshnjës me qumësht gjiri, shumë më shpejt do ta marrë vetën pas lindjes, nëse e vendos menjëherë në gjysmë orën e parë, për shkak se benefiti i vendosjes së foshnjës për ta ushqyer në gjysmë orën e parë është se nëna krijon një lidhje emocionale dhe e ruan temperaturën trupore”, ka theksuar ajo.
Qumështi i gjirit i cili jepet në gjysmë orën e parë të foshnjës pas lindjes, sipas specialistes njihet si qumështi kulloshtra, e cila është me materie ushqyese shumë më të mëdha sesa qumështi që prodhohet në vazhdimësi.
“Qumështi i parë, apo kulloshtra, e ndihmon nënën që të stabilizohet nga lindja dhe po ashtu edhe mitra, t’i ndalet gjakderdhja, të ketë më pak anemi”, ka thënë ajo.
Dhënia e qumështit të gjirit e ndihmon edhe komunitetin, ku sipas Ahmeti – Ibrahimit një nënë e cila e ushqen foshnjës me qumësht gjiri, në bazë të ligjit, nëna edhe nëse është e punësuar ka mundësi ta shfrytëzojë të drejtën për ta ushqyer foshnjën e saj.
“Në bazë të ligjit, nëna e cila është e punësuar dhe e cila e ushqen fëmijën me qumësht gjiri, ka mundësi ta shfrytëzojë këtë të drejtë. Këto janë disa nga kriteret të cilat Ministria e Shëndetësisë i ka hartuar vetëm për ta mbështetur të ushqyerit e foshnjës me qumësht gjiri”, ka thënë ajo.
Shpesh herë gjatë vizitave mjekësore, sipas Ahmeti – Ibrahimit, nënat pyesin se nëse kanë të drejtë ta ushqejnë foshnjën me qumësht gjiri edhe nëse janë të sëmura me grip apo ndonjë infeksion të mundshëm.
Ajo thotë se të gjitha nënat, pavarësisht çfarëdo lloj infeksioni që kanë, ato nëse janë të gatshme mund ta ushqejnë foshnjën me qumësht gjiri.
“Pavarësisht infeksioneve që nënat mund të kenë, ato nëse janë të gatshme mund ta ushqejnë me qumësht gjiri foshnjën e tyre, për arsye se qumështi i gjirit përmban një numër të madh të leukocideve, të cilat e mbrojnë edhe nënën dhe foshnjën nga infeksioni”, ka thënë tutje ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474760921_947659314132869_9216424812865863447_n-780x439.jpg)
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike
![Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesssss.jpg)
Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit
![Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-c24cb82e-a8b9-4d21-84d5-20b3f9eb5afb-780x439.jpeg)
Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme
![Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/partite-fushata-780x439-1.jpg)
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë
![Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nisss.jpg)
Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë
![Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-121-780x439.jpg)
Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475106830_10161359208937759_2670445420116284854_n-780x439.jpg)
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara
![Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-77-e1734330900442-780x439-1.jpg)
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori
![Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-83a3cb58-fcd8-4dce-8dbd-34da9d7318bf-780x439.jpeg)
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/JEZUUU8-e1739916262598-780x439.jpg)
"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA
![Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/PDK-dhe-Mediat-foto-Ridvan-Slivova-1-780x439.jpg)
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së
![Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/03/Ismet-Kryeziu-780x439.jpg)
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame