Në Bruksel përfunduan bisedimet dyditëshe në të cilat u përcaktuan obligimet finale të palëve për zbatimin e marrëveshjes për kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës, thuhet në një kumtesë nga Qeveria e Kosovës, sipas së cilës ministrja për Dialog, Edita Tahiri, së bashku me delegacionin e ekspertëve të ARKEP-it dhe Telekomit të Kosovës, “me sukses mbrojtën qëndrimin që obligimet e palëve të jenë në pajtim me marrëveshjen e vitit 2013 për kodin telefonik, planin aksional dhe konkluzionet e dakorduara më 13 shtator 2016”. Sipas tyre, u kërkua që gjithçka të bëhet “në përputhje të plotë me ligjet e Republikës së Kosovës, ashtu siç parashihet në këto marrëveshje”.
“Tahiri shtoi se me këtë marrëveshje Kosova fiton sovranitetin shtetëror në fushën e telekomunikacionit, sepse kodi telefonik e përcakton sovranitetin e saj ndërkombëtar dhe njohjen në botë përmes kodit të saj telefonik. Po ashtu, kjo Marrëveshje hap rrugën e anëtarësimit të Kosovës në ITU dhe më këtë marrëveshje po bëhët njohja ndërkombëtare e Kosovës në fushën e telekomunikacionit.
Ajo po ashtu tha se sipas marrëveshjes së Brukselit, Serbia obligohet t’i dërgojë një letër ITU-së më 3 dhjetor 2016 me të cilën shpreh zotimin se nuk do të pengojë në asnjë mënyrë që ITU t`ia ndajë kodin telefonik shtetëror Kosovës. Ministrja Tahiri po ashtu shtoi se Kosova do të ketë të gjitha të drejtat shtetërore që të administrojë me kodin e vet telefonik sikur gjithë shtetet tjera dhe se në Kosovë do të ketë vetëm një kod 383 dhe të gjitha kodet e huaja që janë përdorur 381, 377, 386 do të kalojnë në kodin e shtetit të Kosovës. Do të shuhen të gjithë operatorët ilegalë të telefonisë mobile dhe fikse të Serbisë në Kosovë, për herë të parë pas përfundimit të luftës në Kosovë më 1999. Thirrjet nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas do të jenë thirrje ndërkombëtare.
Po ashtu Kosova, sipas marrëveshjes, obligohet që t’i jap një licencë të përkohshme dhe të kufizuar një kompanie të re të regjistruar në Kosovë sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, fushë-veprimtaria e së cilës do të jetë e kufizuar në disa zona të caktuara në Kosovë dhe me nivel të frekuencave që përcaktohet me ligjet e Kosovës. Funksionimi i kësaj kompanie është i kufizuar edhe në aspektin kohorë, veprimtaria e saj do të përfundojë në momentin që në Kosovë do të vie operatori i tretë i telefonisë mobile përmes një tenderi ndërkombëtar.
Në marrëveshje u përcaktua se Telekomi i Kosovës mund t’i jap me qira disa asete të telefonisë fikse për përdorim nga kompania e re, dhe për këtë çështje vendosë Telekomi i Kosovës sepse këto prona janë të saj.
Pas dakordimit të konkluzioneve të këtij takimi, tashmë Kosova po ecë sigurt drejtë marrjes së kodit shtetëror nga ana e ITU-së. Takimi i radhës së ekspertëve të të dyja shteteve do të mbahet në Bruksel para datës 3 dhjetor 2016 ku do të bisedohet për të përcaktuar kufirin frekuencorë”, thuhet në kumtesë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës