LAJMI I FUNDIT:

Përfundojnë gërmimet në hapësirën e UP-së, nuk u gjeten mbetje mortore

Përfundojnë gërmimet në hapësirën e UP-së, nuk u gjeten mbetje mortore

Prokuroria Speciale ka njoftuar se pas përfundimit tё gërmimeve vlerësuese nё hapësirën e kampusit tё Universitetit tё Prishtinës edhe pёr pikën e tretë dhe tё fundit si vend i dyshuar për mbetje mortore, pёr dy ditё me radhë, me datë 27 dhe 28.07.2016, sipas urdhëresës së PSRK me numër PPP.27/16, tё datës 16.06.2016, nuk janë gjetur mbetje mortore.

“Nё ekzekutimin e urdhëresës së lartcekur kanë marrё pjesë; Departamenti i Mjekësisë ligjore (DML), Njësia Hetimore pёr Krime Lufte dhe Persona tё Zhdukur (NJHKLPZH) dhe Komisioni Qeveritar pёr Persona tё Zhdukur (KQPZH), po ashtu ka asistuar edhe Komuna e Prishtinёs.

Konfirmojmë se gërmimet vlerësuese në hapësirën e kampusit tё Universitetit tё Prishtinës, sipas urdhëresës se lartëcekur mbarojnë sot, me datё 28.07.2016”, thuhet në njoftimin për media.


Çdo informacion tё ri, nё çdo lokacion, PSRK-ja do ta vlerësoj nё përputhje me kërkesat ligjore, e pastaj do tё veprohet sipas kompetencave dhe obligimeve që ka Prokurori i Shtetit. Informacionet mund të përcillen nё sektorin e hetimit të krimeve të luftës dhe personave të zhdukur pranë policisë së Kosovës dhe tё EULEX-it, ose drejtpërsëdrejti nё Prokurorinë Speciale tё Kosovës./Telegrafi/