LAJMI I FUNDIT:

Përfundon takimi në Riad, SHBA dhe Rusia bien dakord të caktojnë ekipe për të punuar në rrugën për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Përfundon takimi në Riad, SHBA dhe Rusia bien dakord të caktojnë ekipe për të punuar në rrugën për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Bisedimet mes zyrtarëve amerikanë dhe atyre rusë në Arabinë Saudite, kanë përfunduar.

Ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov, tha se negociatat “shkuan mirë” me kushtet për një takim midis Donald Trump dhe Vladimir Putin duke u diskutuar, transmeton Telegrafi.


Bisedimet zgjatën katër orë e gjysmë, me Ushakov që tha se negociatorët kanë rënë dakord me SHBA-në për të diskutuar luftën në Ukrainë.

E pas palës ruse është deklaruar edhe pala amerikane që sot po qëndrojnë në Arabinë Saudite për bisedime për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se Sekretari Marco Rubio u pajtuar me zyrtarët rusë për krijimin e “mekanizmave konsultuese për të adresuar çështjet lidhur me marrëdhënie SHBA-Rusi”.

Nga Departamenti i Shtetit gjithashtu theksuan se Rubio dhe Sergei Lavrov janë pajtuar për të caktuar ekipet e nivelit të lartë që do të punojnë në drejtimin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë sa më shpejtë që të munden.

Fillon takimi në Riad mes delegacionit amerikan dhe atij rus
Lexo po ashtu Fillon takimi në Riad mes delegacionit amerikan dhe atij rus

Deri më tani nuk ka ndonjë detaj lidhur me atë se çfarë është diskutuar, ndërsa Trump dhe Putin disa ditë më parë zhvilluan një bisedë telefonike.

Ata diskutuan për një takim të mundshëm të dërguarve të tyre, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë që ka hyrë në vitin e katërt. /Telegrafi/