LAJMI I FUNDIT:

Përfundoi kontrolli publik i Listës zgjedhore në Maqedoni

Përfundoi kontrolli publik i Listës zgjedhore në Maqedoni

Në mesnatë përfundoi afati për kontrollin publik të Listës zgjedhore për Zgjedhjet lokale 2017, kontroll të cilin qytetarët mund ta bënin në mënyrë elektronike në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor ose në hapësirat e KSHZ-së në Shkup dhe në zyrat e njësive rajonale të KSHZ-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas orarit të veprimeve zgjedhore të KSHZ-së, në afat prej pesë ditësh nga përfundimi i kontrollit publik, Komisioni duhet të dorëzojë Listën zgjedhore deri te partitë politike, të cilat duhet që në afat prej pesë ditësh t’i dorëzojnë vërejtjet e tyre deri te KSHZ-ja.

Pas kërkesave të dërguara, KSHZ vendos në afat prej tre ditësh, ndërsa kundër vendimit të KSHZ-së, partitë politike mund të dorëzojnë ankesa te Gjykata administrative në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit. Gjykata administrative është e obliguar të sjell vendim në afat prej 24 orëve nga pranimi i ankesës.


Listën zgjedhore në të cilën janë kryer të gjitha ndryshimet e kontrollit publik, KSHZ-ja e përmbyll më së voni 14 ditë nga përfundimi i kontrollit publik, gjegjësisht më së voni deri më 24 shtator. Listën e përmbyllur zgjedhore KSHZ-ja e nënshkruan më së voni 15 ditë para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori