Përfundoi dita e parë e debatit për Ribalancin e buxhetit në RMV, mbledhja vazhdon nesër

Me akuza të ndërsjellta se në kohën e kujt janë shpenzuar më shumë para të popullit dhe vërejtje për të mos u shkurtuar nga buxhetet e disa institucioneve të caktuara, kaloi dita e sotme e parë e debatit për Ribalancin e buxhetit në Komisionin kuvendor për financim dhe buxhet.
Për deputetët nga shumica parlamentare, ribalanci është për shpëtim të shtetit sepse mjetet nga XBuxheti ishin planifikuar vetëm për gjashtë muajt e parë të vitit dhe hedhin para për obligime që duhet të paguhen nga ana e shtetit, përderisa sipas deputetëve të opozitës, ribalanci është për përmbushje të marrëveshjeve të koalicionit dhe nuk bëhet fjalë për kursim sepse nga Buxheti duhet të paguhen së paku 12 funksionarë të rinj me katër ministritë e reja.
Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska në ekspozenë tha se me ribalancin propozohet zgjidhja më optimale, duke i pasur parasysh gjendjet e hasura, resurset me të cialt disponohet dhe hapësira e vogël për manovra dhe gjendja makroekonomike.
“Me ribalancin sigurojmë mjete për të gjitha ato dhe për çdo gjë që është paraparë me ligj dhe nuk ka pasur mjete të planifikuara, gjegjësisht mjete për punëtorë, pensionistë, studentë, kompani, si dhe për pagesën e detyrimeve në bazë të kamatës, kredive, etj. Jemi munduar dhe kemi bërë kursime maksimale nga çdo gjë që nuk ka pasur dinamikë të realizimit dhe mjetet që kanë mbetur të pashfrytëzuara nga çdo gjë që paraqet shpenzime jo esenciale dhe kemi arritur të gjejmë kursime prej 20 miliardë denarë dhe t’i përdorim aty ku nevojiten”, tha Dimitrieska Koçoska.
Reaguan nga Këshilli buxhetor gjyqësor dhe nga Prokuroria publike duke thënë se nuk guxon të ketë shkurtime të mjeteve dedikaur për pushtetin gjyqësor dhe për prokurorinë, sepse, siç cekën, kjo do të ndikojë në autonominë e tyre dhe cilësinë dhe efikasitetin e drejtësisë.
Seanca dëgjimore e përgjithshme për Komisionin për financim dhe buxhet për ribalancimin e Buxhetit zgjat më së shumti tri ditë, ndërsa debati i amendamenteve zgjat gjashtë ditë. Në ditën e dhjetë Komisioni voton për ribalancin në tërësi.
Në Ribalancin e buxhetit, të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 318,2 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në nivel prej 362,8 miliardë denarë. Rritja e BPV-së është projektuar në 2,1 për qind, inflacioni në nivel prej 3,5 për qind, ndërsa deficiti buxhetor në 4,9 për qind.
Debati vazhdon nesër në orën 11:00.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë