Përfshihet nga zjarri një ndërtesë në Rahovec

Kulmi i një ndërtese kolektive është përfshirë nga zjarri në Rahovec.
Sipas pamjeve duket se i gjithë kulmi i ndërtesës është duke u djegur.
RahovecPress, një faqe lokale atje ka publikuar pamje, ndërkaq thonë se aty po intervenojnë zjarrfikësit e Gjakovës.
Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por ende nuk ka marrë përgjigje në lidhje me rastin. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
18/08/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals















































