Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 12:00, është raportuar se në magjistralen Prishtinë-Ferizaj një kamion është përfshirë nga zjarri.

Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës ka bërë të ditur për Telegrafin se Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit.


Nuk raportohet për të lënduar, përderisa po trajtohen rrethanat e ngjarjes. /Telegrafi/