LAJMI I FUNDIT:

Përfshihen nga zjarri një shtëpi në Dragash dhe një objekt në Prizren

Foto ilustruese
Foto: Ilustrim

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në fshatin Restelicë të Dragashit, bënë të ditur Policia e Kosovës.

Sipas policisë një person kishte raportuar se shtëpia e tij ishte përfshirë nga flakët, kurse shkaqet nuk dihen.

Ky rast është duke vazhduar të hetohet.


“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është përfshirë nga zjarri shtëpia e tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia.

Nga zjarri ishte përfshirë edhe një objekt tjetër në fshatin Lubizhdë të Prizrenit. Siç bënë të ditur policia zjarrfikësit kishin arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Mirëpo flakët kishin shkaktuar dëme materiale prizrenasit. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet

“Është përfshirë nga zjarri një objekt pronë e ankuesit mashkull kosovar. Njësiti i zjarrfikësve ka arritur që ta lokalizoj zjarrin. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, raporton policia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori