Përfshihen nga zjarri një shtëpi dhe katër objekte përcjellëse në Strazë të Novobërdës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë shtëpia e tij, si dhe katër objekte përcjellëse të fqinjëve për rreth tyre.
Rasti ka ndodhur të premten në ora 16:40 në fshatin Straza të Novobërdës.
Siç bëhet e ditur në raportin policor zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, ndërsa rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/08/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































