Eminemi është rikthyer fuqishëm në skenën e muzikës botërore.

Ai performoi në MTV European Music Awards që u mbajt në Londër.


Em performoi projektin “Walk on Water” në bashkëpunim me Skylar Grey.

Performanca e Eminemit u prit shumë mirë nga fansat e hip hopit, teksa reperi u shfaq me bend e skenë lëvizëse në ceremoninë e mbajtur.

“Është e pabesueshme si fjalët e një njeriu mund të lidhen me aq shumë njerëz. Eminemi është ikonë e madhe”, ka shkruar një prej adhuruesve në performancën e tij.

2014Eminem Getty484723013090514

Eminemi ka kohë që nuk ka publikuar projekt të ri.

Ai konsiderohet një prej artistëve më të shtrenjtë në qarkullim me një performancë që kushton mbi një milion euro. /Telegrafi/