Emri i futbollisti shqiptar, Eros Grezda vazhdon të lakohet për jetën e tij private krahas asaj profesionale.

Grezda i cili aktualisht luan në Ligën e Parë Turke për ekipin Manisa, së fundmi është përfolur për një histori të re dashurie.


Futbollisti nga Gjakova thuhet se po shijon romancën me këngëtaren shqiptare, Ajsel Abazi.

292255643 1036865963663935 2111495054250023318 n Foto: Eros Grezda/Instagram

Dyshja prej ditësh kanë sjellur postime të ndryshme ku shihen përkrah njëri-tjetrit, dhe së fundmi ishte futbollisti ai që publikoi një të tillë.

Ai ka postuar një imazh teksa shihet bashkë me Ajsel, ndërsa të dy ndodhen në ashensor dhe të veshur me të zeza.

286148933 1982358161964980 1439118320054138797 n Foto: Ajsel Abazi/Instagram

Kjo duket të ketë konfirmuar edhe më shumë zëra për një raport më shumë se shoqëror.

Kujtojmë që Erosi edhe në të kaluarën ka qenë në qendër të vëmendjes për lidhjet e tij romantike.

Screenshot 7 25 Foto: Eros Grezda/Instagram

Muaj më parë 27-vjeçari i dha fund romancës me modelen e njohur nga Shqipëria, Oriola Marashi.

Menjëherë pas ndarjes u tha se ai ka nisur një tjetër lidhje me modelen spanjolle, Nicole Bohorquez, megjithatë kjo nuk ishte konfirmuar nga asnjëra palë. /Telegrafi/