Maribel Milligan e cila përfitoi më se 500 mijë euro, duke u shtirur se është me nevoja të veçanta, është detyruar të paguajë 200 mijë euro, pasi u kap duke vallëzuar - përndryshe, duhet të shkojë në burg.

Mashtruesja 54-vjeçare, me origjinë nga Venezuela, për 11 vjet pranoi përfitime materiale, derisa nuk u pa duke kërcyer në një dasmë, me këngën ‘Bad’ nga Michael Jackson, transmeton Telegrafi.


Perfitoi foto 2 Milligan pasi iu dha dënimi

Gjykata në Durham të Anglisë, e ka shpallur fajtore edhe masazhisten e saj, që pretendonte se ajo mund ta lëvizte vetëm dorën.

Pas zbulimit të skandalit, u gjet se kati dytë i shtëpisë së Milligan ishte kthyer në studio masazhi, ku kryheshin shërbime dhe nuk paguhej ndonjë taksë.

Perfitoi foto 3 Vallëzimi në dasmë

Me paratë e mbledhura, ajo kishte blerë disa prona, përfshirë edhe një shtëpi luksoze në vendlindje.

Hetimet që u zhvilluan pas dasmës, gjetën se ajo shkonte rregullisht në det dhe ecte, megjithëse me mjaft vështirësi.

Perfitoi foto 4 Pushimet në Venezuelë

Për këto mashtrime, do të hetohet një rreth mjaft i gjerë, të cilët përfitonin në këmbim ruajtjes së sekretit të saj. /Telegrafi/