Rreth 40 milionë amerikanë të rritur janë të prekur nga çrregullimet e stresit, ndërsa 16.1 milionë amerikanë të rritur kanë përjetuar të paktën një episod të madh depresiv në vitin e kaluar.
Nëse jeni person me probleme të tilla, atëherë duhet të mendoni mirë para se të vazhdoni t’i shmangni ushtrimet fizike, transmeton Telegrafi.
Për shumë njerëz ushtrimet fizike sjellin përfitime shëndetësore, e veçanërisht në shëndetin mendor.
Lidhja mes stërvitjeve dhe shëndetit mendor është shumë e qartë: sipas shkencëtarëve, ushtrimet fizike e përmirësojnë shëndetin mendor duke e reduktuar stresin, depresionin, disponimin e keq, si dhe duke e përmirësuar funksionin e aftësive njohëse dhe duke e rritur vetëbesimin.
Por si mund të ketë ndikim të madh pozitiv një gjë aq e thjeshtë sa ecja në park apo joga?
Fillimisht, duhet të keni parasysh se ushtrimet fizike lirojnë endorfine – hormonet e trupit që ju bëjnë të ndiheni mirë – e kjo e qetëson mendjen dhe e relakson trupin.
Ushtrimet fizike gjithashtu e rrisin qarkullimin e gjakut në tru, gjë e cila është e ndërlidhur me përmirësime në disponim dhe vëmendje.
Shpenzimi i vetëm 20 minutave në ditë duke ushtruar mund ta rrisë produktivitetin e përgjithshëm, dhe ta reduktoj energjinë që harxhohet nga stresi mendor.
Ndër tjerash, edhe Dr. Michael Otto ka ndarë disa efekte pozitive të cilat i sjellin ushtrimet fizike:
– Reduktim të tensionit të muskujve
– Rritje e përqendrimit dhe produktivitetit
– Gjumë më të mirë
– Sistem më të fortë të imunitetit
– Vetëbesim më i lartë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova