LAJMI I FUNDIT:

Përfitimet e vitaminës K dhe ushqimet që e posedojnë atë

Përfitimet e vitaminës K dhe ushqimet që e posedojnë atë

Të gjithë keni dëgjuar për vitaminat A, B, C, D, E, por a keni dëgjuar për vitaminën K?

Vitamina K ndoshta është vitamina më së paku e njohur, por gjithsesi se ka rol të rëndësishëm në shëndetin e njeriut.

Fillimisht, vitamina K ka dy forma natyrale: K1 dhe K2. Vitamina K1 përfitohet nga perimet e gjelbra, përderisa vitaminën K2 mund ta gjeni në ushqimet e fermentuara.


Vitamina K i sintetizon proteinat të cilat janë esenciale për ndaljen e gjakderdhjes, ndërsa mungesa e kësaj proteine mund të shkaktojë gjakderdhjen e tepërt apo gërvishtjet.

Kjo vitaminë gjithashtu bashkëpunon edhe me vitaminën D për të dërguar kalciumin te eshtrat dhe për t’i forcuar eshtrat. Nivelet e vogla të vitaminës K mund të shpijnë në një rrezik më të madh të frakturës.

Këtë vitaminë mund ta gjeni në spinaq, qepë, brokoli, sallatë, spec të djegës, vaj ulliri, etj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori