Përfaqësuesja e Kosovës është nisur drejtë Parmës së Italisë, aty ku do të përballen me Moldavinë në kuadër të sezonit të dytë në Ligën e Kombeve.

‘Dardanët’ gjenden në Ligën C dhe do të jetë përballja e parë për edicionin e ri që zhvillohet nesër (3 shtator).


118766070 2724847207804962 3528599655105156996 n Foto: Prishtina International Airport - Adem Jashari

Ndeshja që zhvillohet në Itali, do të jetë pa tifozë shkaku i Coronavirusit, derisa nikoqir është stadiumi “Ennio Tardini”.

Kjo gjë ndodhi shkaku që moldavët ende nuk kanë arritur të distancojnë sportin nga politika, pasi nuk e njohin vendin tonë si shtet.

FFK pak çaste më parë njoftoi se e gjithë ekspedita e Kosovës ka rezultuar negativ në testet më COVID-19, një lajm fantastik ky për lojtarët dhe stafi teknik.

Takimi që luhet të enjten do të luhet në ora 20:45, derisa skuadra jonë cilësohet si favoritë edhe pse kemi mungesë kyçe si ajo e Vedat Muriqit. /Telegrafi/

telegrafi sport app