LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësuesja e Kosovës arrin në Parma, i bashkohen edhe shtatë lojtarët e tjerë

Përfaqësuesja e Kosovës arrin në Parma, i bashkohen edhe shtatë lojtarët e tjerë

Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur sot (e mërkurë) në Parma të Italisë dhe është akomoduar në “nH Hotels”.

Ekspeditën e Dardanëve në aeroportin e Parmës e ka pritur ambasadorja e Kosovës në Romë, Lendita Haxhitasim.

Me këtë rast ajo i ka uruar mirëseardhje kryetarit të FFK-së, Agim Ademi dhe ekspeditës së Përfaqësueses, duke i dëshiruar sukses në ndeshjen e nesërme kundër Moldavisë.


Ndërkohë, grupit të futbollistëve që udhëtuan nga Kosova në Parma iu bashkuan edhe shtatë lojtarët e tjerë: Samir Ujkani, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Benjamin Kololli, Leart Paçarada, Milot Rashica dhe Elbasan Rashani.

Gëzon fakti se edhe rezultatet e testeve të këtyre futbollistëve për Covid-19 kanë rezultuar negative.

Kësisoj, të gjithë lojtarët janë në dispozicion të përzgjedhësit Challandes, i cili sonte në orën 18:45 do ta mbajë seancën e fundit stërvitore me djelmoshat dardanë para përballjes së nesërme me moldavët. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dani Carvajal mund të mos luajë më futboll

Dani Carvajal mund të mos luajë më futboll

La Liga
“Jam shqiptar, luaj në Malajzi” - futbollisti Krasniqi publikon bisedën miqësore me boksierin Joshua

“Jam shqiptar, luaj në Malajzi” - futbollisti Krasniqi publikon bisedën miqësore me boksierin Joshua

Boks
E kishte refuzuar Barcelonën, shënoi poker te Real Madridi - kush është sensacioni i ri i Los Blancos

E kishte refuzuar Barcelonën, shënoi poker te Real Madridi - kush është sensacioni i ri i Los Blancos

La Liga
I kërkuar nga klube si Reali, Bayerni, Arsenali, Liverpooli dhe Man City: Wirtz ka vendosur për të ardhmen e tij

I kërkuar nga klube si Reali, Bayerni, Arsenali, Liverpooli dhe Man City: Wirtz ka vendosur për të ardhmen e tij

Bundesliga
Kur nuk pritej, Real Madridi vendosi ta nderojë Andres Iniestan

Kur nuk pritej, Real Madridi vendosi ta nderojë Andres Iniestan

La Liga

"Person special në jetën time" - Guardiolas po i largohet 'krahu i djathtë' nga Man City

Premier League
Kalo në kategori