LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësuesit e Iranit, Libanit, Irakut dhe Jemenit takohen për të diskutuar hakmarrjen kundër Izraelit

Përfaqësuesit e Iranit, Libanit, Irakut dhe Jemenit takohen për të diskutuar hakmarrjen kundër Izraelit

Zyrtarët e lartë iranianë do të takohen sot me përfaqësues të aleatëve rajonalë nga Libani, Iraku dhe Jemeni për të diskutuar mbi hakmarrjen e mundshme kundër Izraelit pas vrasjes së një udhëheqësi të Hamasit në Teheran.

Këtë e kanë konfirmuar për Reuters pesë burime.

Rajoni përballet me rrezikun e një konflikti të zgjeruar midis Izraelit dhe Iranit pas vrasjes së djeshme të Ismail Haniyeh në Teheran dhe vrasjes të së martës së një komandanti të lartë të Hezbollahut në një sulm izraelit në periferi të kryeqytetit libanez Bejrut.


Irani dhe Hamasi akuzuan për vrasjet Izraelit. Ky i fundit, i cili është në luftë me Hamasin në Rripin e Gazës, as nuk e ka pranuar dhe as mohuar vrasjen e Haniyeh, e cila ishte në Teheran për inaugurimin e presidentit të ri iranian.

Izraeli ka një histori të gjatë të vrasjes së armiqve jashtë vendit, duke përfshirë shkencëtarët bërthamorë iranianë dhe komandantët ushtarakë.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, urdhëroi dje Iranin të godasë drejtpërdrejt Izraelin si hakmarrje për vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas shpërthimit të fuqishëm në njërën prej fabrikave më të mëdha të armëve të Putinit, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në rajonin rus

Pas shpërthimit të fuqishëm në njërën prej fabrikave më të mëdha të armëve të Putinit, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në rajonin rus

Evropa
Suedia, Finlanda – Norvegjia e Lituania planifikojnë blerjen e përbashkët të automjeteve luftarake

Suedia, Finlanda – Norvegjia e Lituania planifikojnë blerjen e përbashkët të automjeteve luftarake

Evropa
Jeta përtej Tokës: Mund të jemi në prag të zbulimit më të madh në histori

Jeta përtej Tokës: Mund të jemi në prag të zbulimit më të madh në histori

Botë
Ushtria gjermane u afrohet firmave të mëdha për ndihmë logjistike të NATO-s

Ushtria gjermane u afrohet firmave të mëdha për ndihmë logjistike të NATO-s

Evropa
Artisti rus zbulon portretin misterioz të Trumpit që ai thotë se ia ka dhuruar Putin presidentit amerikan

Artisti rus zbulon portretin misterioz të Trumpit që ai thotë se ia ka dhuruar Putin presidentit amerikan

Amerika
Ukrainasit publikojnë pamje të një beteje me rusët që zgjati më shumë se dy orë – thonë se ‘i dhanë një goditje të fuqishme armikut’

Ukrainasit publikojnë pamje të një beteje me rusët që zgjati më shumë se dy orë – thonë se ‘i dhanë një goditje të fuqishme armikut’

Botë
Kalo në kategori