LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësuesit e Bankës Botërore njoftohen me konceptin e qendrës së trajnimeve KOCME

Përfaqësuesit e Bankës Botërore njoftohen me konceptin e qendrës së trajnimeve KOCME

Ekipi i Bankës Botërore për Forcimin e Sistemit të Mbrojtjes Sociale dhe të Punës në Kosovë dhe të Gjetjes së Zgjidhjeve për Papunësinë e të Rinjve, sot kanë vizituar Klubin e Prodhueseve në kuadër të misionit të tyre në Kosovë.

Gjatë vizitës përfaqësuesit e Bankës Botërore u njoftuan për perceptimet e biznesit në lidhje me nevojat e punësimit, si dhe iniciativën e Klubit të Prodhuesve për themelimin e qendrës së trajnimeve KOCME.

Klubi i Prodhuesve si një ndër organizatat më të rëndësishme të biznesit në Kosovë i njoftoi përfaqësuesit e Bankës Botërore se puna e Klubit përqendrohet në rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit të sektorit të prodhimit. Kështu Klubi së bashku me partnerët është duke punuar në krijimin e një programi të strukturuar për zhvillimin e aftësive të nevojshme të rinjve për t’u punësuar.


Qëllimi kryesor i KOCME do të jetë ngritja e kuadrove të reja profesionale për nevojat e kompanive në fushën e zhvillimit dhe trajnimit të aftësive të punonjësve, kërkimit dhe dizajnit të produkteve, konkurrencës në prodhim dhe inkuadrimit të praktikave më të mira globale në kuadër të mësim-nxënies.

Qendra e trajnimeve KOCME do të ndihmojë në krijimin e një mjedisi ku do të promovojë inovacion dhe do të luajë një rol të rëndësishëm në bërjen e Kosovës vend konkurrues për investime, me fokus në tërheqjen e investitorëve me potencial eksportues. /Telegrafi/

Aktualisht, sektori i prodhimit ka mungesë të thellë të punëtorëve të kualifikuar sidomos në teknologjinë e ushqimit, përpunimin e drurit dhe të metalit, si dhe në industrinë e tekstilit dhe atë të mekatronikës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Ekonomi
Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Ekonomi
Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ekonomi
Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Ekonomi
Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

Ekonomi
Kalo në kategori