Përfaqësues nga Komuna e Gjakovës nderojnë dëshmorët e rajonit të Hasit
Përfaqësues të Komunës së Gjakovës, të udhëhequr nga nënkryetari Flamur Fetahaj, morën pjesë sot në homazhet dhe ceremoninë e nderimit të dëshmorëve të rajonit të Hasit, e cila organizohet tradicionalisht nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në këtë rajon.
Në këtë aktivitet përkujtimor, përveç nënkryetarit Fetahaj, ishin të pranishëm edhe drejtorët komunal Durim Halilaj dhe Hysni Muhadri, si dhe këshilltari i kryetarit, Xhavit Alijaj.
Me këtë rast, u vlerësua lartë kontributi i banorëve të Hasit në të gjitha periudhat historike, e veçanërisht në luftën e fundit në Kosovë.
Ky kontribut dëshmohet përmes numrit të madh të dëshmorëve, heronjve, martirëve, invalidëve dhe veteranëve që kjo trevë ka dhënë në shërbim të lirisë dhe pavarësisë së vendit.






























