LAJMI I FUNDIT:

Perez i premton premio të majme futbollistëve të Realit nëse e përmbysin Arsenalin

Perez i premton premio të majme futbollistëve të Realit nëse e përmbysin Arsenalin

Florentino Perez u ka ofruar lojtarëve të Real Madridit një bonus të veçantë nëse arrijnë të përmbysin ndeshjen e tyre çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit dhe të sigurojnë një vend në gjysmëfinale.

Pas fitores së fundit të skuadrës ndaj Alaves, presidenti i klubit vizitoi dhomën e zhveshjes për të shprehur mbështetjen e tij dhe për të dhënë një mesazh motivues. Sipas DefensaCentral, Perez i tha skuadrës: “Nëse fitoni dhe na çoni në gjysmëfinale, do të ketë një shpërblim nga klubi”.

Një nxitje e ngjashme ishte dhënë edhe para ndeshjes së tyre me Atletico Madridin.


Perez viziton lojtarët dhe u kërkon të mos dorëzohen në La Liga apo Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Perez viziton lojtarët dhe u kërkon të mos dorëzohen në La Liga apo Ligën e Kampionëve

Mesazhi ka shtuar motivim përpara një nate vendimtare në Santiago Bernabeu. Pavarësisht humbjes në ndeshjen e parë në Emirates Stadium, optimizmi po rritet brenda dhomës së zhveshjes, me lojtarët që besojnë se mund të prodhojnë një tjetër rikthim të famshëm evropian.

Real Madridi duhet të shënojë të paktën tre gola për të eliminuar Arsenalin dhe për të shmangur pësimin, por skuadra mbetet e sigurt, duke ditur historinë dhe fuqinë e Bernabeut në netët evropiane.

Perez i ofron mbështetje, Ancleotti do të mbetet te Real Madridi
Lexo po ashtu Perez i ofron mbështetje, Ancleotti do të mbetet te Real Madridi

Tifozët pritet të krijojnë një atmosferë të zjarrtë, duke u mbledhur herët jashtë stadiumit për të mirëpritur autobusin e ekipit dhe për të frymëzuar lojtarët.

Ndeshja mund të bëhet një nga netët më të paharrueshme të Ligës së Kampionëve në vitet e fundit, e nxitur nga besimi, presioni – dhe tani, një shpërblim i premtuar nga presidenti i klubit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona e ka gjetur pasardhësin e Lewandowskit në La Liga

Barcelona e ka gjetur pasardhësin e Lewandowskit në La Liga

La Liga
Enis Zabërgja zbulon kontratën marramendëse dhe vetura dhuratë që kishte pranuar

Enis Zabërgja zbulon kontratën marramendëse dhe vetura dhuratë që kishte pranuar

Superliga
Formacionet zyrtare, Barcelona – Real Madrid: Beteja e tretë këtë sezon mes Flick dhe Ancelotti

Formacionet zyrtare, Barcelona – Real Madrid: Beteja e tretë këtë sezon mes Flick dhe Ancelotti

Ndërkombëtare
Lionel Messi provokohet nga fansat me fanellën e Ronaldos, argjentinasi reagon si asnjëherë më parë

Lionel Messi provokohet nga fansat me fanellën e Ronaldos, argjentinasi reagon si asnjëherë më parë

Ligat tjera
Tifozët ndezin ‘El Clasicon’: Digjen fanellat e Mbappes dhe Yamalit para ndeshjes

Tifozët ndezin ‘El Clasicon’: Digjen fanellat e Mbappes dhe Yamalit para ndeshjes

La Liga
Barcelona në epërsi ndaj Real Madridit pas pjesës së parë falë super golit të Pedrit

Barcelona në epërsi ndaj Real Madridit pas pjesës së parë falë super golit të Pedrit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori