Mesfushori i Manchester Unitedit, Andreas Pereira, insiston se skuadra e tij mund ta përmbyse epërsinë ndaj Paris Saint Germainit në Ligën e Kampionvëve.

PSG fitoi në ndeshjen e parë 2-0 në Old Trafford, por belgu beson se mund të korrin fitore të thellë në Parkun e Princave.


"Nuk mendoj se do të ishte një mrekulli. Manchesteri është mësuar ta bëjë... kemi trajnerin më të mirë për të treguar se çdo gjë është e mundur".

Andreas Pereira Romelu (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

"Mund ta ndryshojmë situatën, kjo është ajo që ne do të bëjmë, qëndrojmë së bashku dhe punojmë fort".

"Solskjaer ka treguar se ka besim të madh tek unë. Jam shumë i lumtur për këtë dhe dua t'i tregoj sa falënderues jam duke dhënë çdo gjë në fushë", ka thënë Pereira për RMC.

23-vjeçari shënoi në fitoren e fundit të Man Utd 3-2 ndaj Southamptonit.

Lojtari në të kaluarën ishte i huazuar te Granada dhe Valencia, por nuk arriti të tregojë vlerat e tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app