Sukseset për Bad News Eagles nuk kanë të ndalur në ditët e fundit.

Pas kalimit në Majorin e Parisit, ekipi shqiptar në CS:GO ka festuar një tjetër arritje.


Faqja e specializuar për CS:GO - HLTV.org ka përditësuar renditjen e re, pjesë e të cilës është edhe Bad News Eagles.

Sipas ueb faqes, ekipi ynë është ngritur për 11 pozita, që do të thotë se ata gjinden në vendin e 20-të ekipeve më të mira në botë.

Ata kanë grumbulluar plotë 166 pikë, për të rrëmbyer këtë pozicionim fantastik – derisa motivi i lojtarëve është tejet i madh.

Para pothuajse dy ditësh, Bad News Eagles fituan edhe ndeshjen ndaj GamerLegion me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa, për të kaluar direkt në fazën ‘Legends Stage” - që është rekord historik për një ekip nga Ballkani. /Telegrafi/

1 8

2 4

telegrafi sport app