Qeveria e Kosovës ka bërë rishikimin dhe përditësimin e regjistrit të lejeve dhe licencave, në bashkëpunim me të gjitha ministritë dhe autoritetet e tjera, përfshirë edhe agjencitë e ndryshme.
Versioni i përditësuar i regjistrit qendror të lejeve dhe licencave u bë sot në Prishtinë, për të cilin, zyrtarë ligjorë të Zyrës së kryeministrit thanë se ishte i nevojshëm dhe përmes tij synojnë të rrisin transparencën dhe llogaridhënien.
Besnik Tahiri, koordinator nacional për reforma shtetërore, tha se në këtë mënyrë po e rrisin transparencën.
“Përmes këtij përditësimi të regjistrit qendror për leje dhe licenca po e rrisim sistemin e llogaridhënies karshi intelekutorëve tonë, në të njëjtën kohë po e rrisim edhe transparencën duke e ditë se të dy këto elemente dhe ky sistem transparent qendror në masë të madhe e afekton lehtësimin e punës së sektorit privat si beneficiues, ndërkohë e lehtëson edhe ballafaqimin tuaj me palët. Me lansimin e regjistrit qendror po e reduktojmë barrën administrative në njërën anë, dhe në anën tjetër po e thjeshtësojmë procedurën e aplikimit për leje dhe licenca për të gjithë të interesuarit”, tha ai.
Ndërsa Mentor Borovci, drejtor i Zyrës Ligjore në Zyrën e Kryeministrit, duke treguar se gjendja në regjistër nuk ka ndryshuar që nga viti 2015, tha se e kanë parë të nevojshëm një përditësim të tillë.
“E kemi parë të nevojshme që t’i hyhet procesit të përditësimit të regjistrit të lejeve dhe licencave në mënyrë që të reflektohet gjendja e cila ekziston. Ky obligim nuk është vetëm praktik dhe ligjor, ka qenë edhe një kërkesë që është dalë nga plani kombëtar për zbatimin e MSA-së dhe Erës dhe Qeveria e Kosovë me këtë përditësim ka implementuar edhe këtë aktivitet që ka dalë nga këto dy dokumente që rrjedhin nga agjenda evropiane”, tha ai.
Katrin Ochsenbein, këshilltare rajonale dhe menaxhere e programit për ekonomi dhe punësim në Zyrën Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, theksoi se reforma të tilla nuk janë të lehta.
“Presim që kjo të përmirësojë transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve qendrore, është shumë e rëndësishme. Jemi duke punuar me kolegë të Bankës Botërore për reformuar edhe inspektimin e bizneseve dhe mirëpresim të gjitha angazhimet e Qeverisë së Kosovës dhe të gjithë e dimë që disa prej këtyre reformave nuk janë të lehta dhe kërkojmë hapa të caktuara nga liderët që kanë një pikëpamje afatgjatë të zhvillimit të vendit”, tha ajo.
Ndërsa Thomas Lubeck, menaxher në Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC), tha se një prej sfidave kryesore në Kosovë është punësimi.
“Një ndër sfidat kryesore në Kosovë është krijimi i mundësive për punësim brenda vendit. Është me rëndësi që njerëzit të kenë vende të punës në mënyrë që të kenë të hyra dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës. Sektori publik ka një përqindje të madhe të të punësuarve në Kosovë, por do të jetë sektori privat dhe bizneset private që do të jenë shtytësi kryesor i krijimit të mundësive të reja në të ardhmen”, tha ai.
Në këtë lansim u tha se në vitin 2015, kur edhe u krijua regjistri, kanë qenë 480 leje dhe licenca.
Ndryshe, përditësimin e regjistrit qendror të lejeve dhe licencave, Zyra Ligjore e ka bërë në bashkëpunim me International Finance Corporation, dhe financim të zyrës zvicerane për bashkëpunim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri