Tjetër arritje nga Bad News Eagle, tashmë për herë të parë renditen në mesin e 20 ekipeve më të mira në botën e CS:GO. Ekipi shqiptar nga Kosova, tani renditet në vendin e 20-të në ranglistën botërore të CS:GO dhe kjo vjen pas arritjes së tyre në fazën Legends Stage të turneut PGL Antwerp Major 2022.

Pas përditësimit të listës së ekipeve më të mira të botës nga HLTV, ekipi i bNE nga vendi i 26-të arriti që të kalojë në vendin e 20-të.


Ky është një tjetër sukses i madh për ekipin shqiptar apo më mirë të themi historik, pasi këtë po e arrijnë pa ndonjë organizatë.

Bad News Eagles pas kësaj renditje, kanë lënë pas tyre ekipe të mëdha botërore si: fnatic, OG, complexity. /Telegrafi/

FS5XAdcWIAIRnKe

280085695 4992460490876833 7843823022276590305 n

280631087 3225717330998840 5297525104320062296 n

telegrafi sport app