LAJMI I FUNDIT:

Përditësimet e domosdoshme në Jaguar XE 2019 (Foto)

Përditësimet e domosdoshme në Jaguar XE 2019 (Foto)

Me gjithë këto ndryshime, nuk dihet nëse do ta arrijë BMW 3 Series

Janë bërë katër vjet, që kur Jaguar e ka lansuar për herë të parë modelin XE dhe prej atëherë ka ndodhur shumë në botën e automobilizmit, transmeton Telegrafi.

Në mënyrë që ende ta mbajë si një makinë të fuqishme, prodhuesi ka ndërmarrë vendimin, që t’ia kryej përditësimet e domosdoshme për një makinë moderne.


Modeli që është rival i madh me BMW 3 Series, është parë teksa testohej nën shtresat për kamuflazh, ndërsa nuk dihet nëse do ta arrij kundërshtarin, që është shumë i kompletuar.

Kompania Jaguar ka bërë të ditur se do t’i jep një tretman autonomie, ndërsa do të behën edhe ndryshime në sistemin e asistentit të shoferit.

Njohësit e makinave, konsiderojnë se në Jaguar XE 2019, të ketë një motor V48, që është hibrid i butë. Sipas të gjitha gjasave, kj makinë do të lansohet gjatë vitit që vjen, si një model i vitit 2020. /Telegrafi/