Basketbollisti legjendar amerikan Shaquille O'Neal nuk është përpjekur kurrë të “t’i shpëtojë radarit” dhe kjo tregohet nga zgjedhja e tij e veturës.

Në koleksionin e tij ka edhe një Ram 1500 TRX të modifikuar, të cilin kompania Apocalypse 6x6 e shndërroi në një përbindësh të vërtetë.


Pjesa e jashtme e kamionçinës është plotësisht e personalizuar, me të gjitha panelet të blinduara dhe të përfunduara në Kevlar, duke i dhënë automjetit një përfundim diskret të zi mat.

Apocalypse 6x6 ka shtuar fenerë të rinj dhe një grilë unike të përparme, dhe gjithashtu ka ridizajnuar panelet anësore dhe çdo centimetër të Ram 1500 TRX, duke e bërë atë të duket “interesant”.

Modifikimet e brendshme ishin gjithashtu në listën e dëshirave të Shaq.

Përveç pllakave speciale që theksojnë se ky është një projekt i veçantë i destinuar për legjendën e NBA-së, pjesa e brendshme është e mbuluar me lëkurë të kuqe të ndezur, dhe ka edhe një qiell me yje të frymëzuar nga ai i modeleve Rolls-Royce.

Timoni, panelet e dyerve dhe paneli i instrumenteve u përditësuan gjithashtu.

Ka ulëse të reja në pjesën e pasme, dhe automjeti gjithashtu mori një sistem audio më të fuqishëm.

Ram 1500 TRX i Shaq fuqizohet nga një motor V8 me superkompresor 6.2 litra, i akorduar në mbi 850 kuaj fuqi.

Çmimi i këtij "përbindëshi" është rreth 3.5 milionë dollarë. /Telegrafi/