Pureja e patateve është një pjatë ideale me qofte që të gjithëve u pëlqen ta hanë Përbërësit:- 500 g mish të bluar;- 1 qepë;- 2 thelpinj hudhre;- pak tul buke;- 1 vezë;- pak spec të kuq të bluar jo djegës;- piper të bluar;- pak thërrmija buke.Përgatitja:

Bukën zhyteni në qumësht dhe lëreni pak të qëndrojë, pastaj kullojeni dhe vendoseni në mish, shtoni qepën e grirë imët, vezët, specin, piperin, thërrmijat e bukës dhe bashkoni mirë.


Duart lyeni me pak vaj dhe bëni toptha, shtypni pak me duar dhe radhisni në tepsi të cilën më parë e keni mbështjellë me letër për pjekje.

Lyeni pak me vaj dhe piqni në 200 gradë Celsius rreth 45 minuta.

Ju bëfshin mirë! – transmeton Telegrafi.