Bakteri Helicobacter pylori është i lidhur ngushtë me ulcerat gastrike dhe kancerin gastrik. Për ta luftuar infeksionin, hulumtuesit e kanë zhvilluar një nanogrimcë terapeutike e cila përmban acid linolenik, një komponentë në vajrat bimore.
Rezultatet janë publikuar në Proceedings of National Academy of Sciences.
‘Trajtimet aktuale të H. pylori përballen me një sfidë të madhe – rezistencën ndaj antibiotikëve”, tha Liangfang Zhang, profesor në UC San Diego Moores Cancer Center dhe në Departamentin e Nanoinxhinierisë.
“Qëllimi ynë ishte që ta zhvillojmë një nanoterapi, e cila mund ta tolerojë mjedisin e ashpër gastrik, ta eliminojë H. pylori dhe ta shmangë rezistencën.” Zhang dhe Marygorret Obonyo, prof. asistente në Moores Cancer Center and Department of Medicine, janë bashkautorë të lartë të studimit.
LipoLLA është një grimcë lipide (yndyrore) e cila përmban acid linolenik. Kur LipoLLA ballafaqohet me H. pylori, bashkohet me membranën bakteriale. Pastaj ngarkesa e acidit linolenik të grimcës shpërndahet, duke e prishur membranën dhe duke i vrarë bakteret.
Zhang, Obonyo dhe ekipi i tyre i etiketuan grimcat LipoLLA me markerë fluoreshentë, i ushqyen me to minjtë dhe vështruan derisa grimcat u shpërndanë në lukth – dhe qëndruan aty. Pas trajtimit, ata e matën ngarkesën bakteriale në lukth dhe markerët e inflamacionit.
Krahasuar me terapinë standarde antibiotike, LipoLLA ishte më efektive në eliminimin e H. pylori. Për më tepër, LipoLLA nuk ishte toksike ndaj minjve dhe bakteret nuk zhvilluan rezistencë ndaj terapisë.
“Ky është hapi i parë për të verifikuar se mund ta bëjmë këtë nanogrimcë terapeutike dhe mund të demonstrojmë se funksionon në reduktimin e kolonizimit të H. pylori. Tani jemi duke punuar në përforcimin e grimcës, duke e bërë atë më të qëndrueshme dhe më të efektshme”, tha Zhang. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze