LAJMI I FUNDIT:

Përballja Shqipëri-Çeki, Balla: Asnjë tolerim që mund të cenojë sigurinë e ndeshjes

Përballja Shqipëri-Çeki, Balla: Asnjë tolerim që mund të cenojë sigurinë e ndeshjes

Kur na ndajnë pak orë nga ndeshja e futbollit mes Shqipërisë dhe Çekisë, ministri i Brendshëm, Taulant Balla zhvilloi një takim me drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Në fokus të takimit ishin masat për mbarëvajtjen e ndeshjes së rëndësishme për Kombëtaren shqiptare.

Ministri Balla kërkoi të mos ketë asnjë tolerim që mund të cenojë sigurinë e ndeshjes.


“Janë disa problematika që duhet t’i ndajmë me publikun, duke nisur nga kontrolli i biletave që do të bëhet pa hyrë në stadium, kur bëhet kontrolli fizik edhe kontrolli me pajisje e cila verifikon vlefshmërinë e biletës. Policia ka marrë masat për të luftuar falsifikimin e biletave dhe kushdo që do tentojë do të ndiqet nga policia dhe prokuroria. Nisur nga ndeshja me Poloninë, Federata ka marrë vendime për të penguar disa persona të hyjnë në stadium, identitetet e tyre janë publike. Këto shembuj do të ndiqen dhe për ndeshjet e tjera sportive në vend. Nga FSHF na duhet që për personat që ka vendim gjykate, të përjashtohen nga eventet sportive”, tha Balla.

“Dua të jem i qartë me sportdashësit dhe tifo-grupet, nuk do të tolerohen raste dhune dhe masat do të jenë drastike. Jemi duke studiuar që Policia të rimarrë sigurinë për ndeshjet e mëdha, për mbarëvajtjen e tyre në bashkëpunim me FSHF. Për të gjithë sportdashësit dua të përsëris thirrjen për të mos tentuar të hyjnë me lëndë piroteknike, të cilat sjellin dëmtime të imazhit të vendit. Të rritim vigjilencën para ndeshjes dhe gjatë kontrolleve”, theksoi ai.

“Do të kemi një numër rekord punonjësish policie të angazhuar për sigurinë publike”, u shpreh më tej Balla.

“Kërkoj mirëkuptimin e gjithë tifozëve, qytetarëve dhe atyre që vijnë nga jashtë Shqipërisë, si Presheva, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i zi, apo dhe diaspora, të kuptojnë që mbërritja në stadium të mos jetë orën e fundit, por të jetë e shtrirë në 3 orët që paraprinë eventin për të bërë verifikimet e duhura. Jam shumë i sigurt që do shkojë mirë”, nënvizoi ministri në takim.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku informoi mbi masat e detajuara, duke nisur nga kontrolli i ambienteve të brendshme të stadiumit.

Shqipëria luan sot ‘finalen’ e madhe ndaj Çekisë
Lexo po ashtu Shqipëria luan sot ‘finalen’ e madhe ndaj Çekisë

Policia do të marrë nën kontroll dyert e emergjencave.

Kreu i FSHF, Armand Duka u shpreh se qoftë policia apo Federata nuk mund tja dalë pa bashkëpunimin e atyre që do jenë në stadium.

Në fillim, Presidenti Duka falënderoi Ministrin Balla dhe të gjithë strukturat e Policisë për bashkëpunimin, teksa kërkoi mbështetjen e të gjithë spektatorëve që të bëhen pjesë e kësaj feste dhe të mos shkaktojnë probleme.

“Uroj të jetë festë me rezultat”, theksoi Duka, duke falënderuar ministrin Balla dhe drejtuesit e Policisë.

“Mbështetja e Policisë edhe në eventet e mëparshme në ndeshjen kundër Polonisë ka qenë e nivelit të lartë, e nivelit të mirë pavarësisht se kemi pasur ndonjë incident, por gjithsesi unë jam i sigurt se qoftë Policia, qoftë ne, nuk mund të bëjë asgjë nëse ne nuk kemi një bashkëpunim me ata që do të jenë në stadium, me spektatorët. Padyshim që i kam kërkuar dhe do t’i kërkoj spektatorëve që të jenë bashkëpunëtorë, që të na mbështesin, që të jenë pjesë e kësaj feste dhe uroj të jetë festë me rezultat dhe të mos bëjnë gjeste apo mos tentojnë të bëjnë gjeste që të rrisin stresin apo volumin e punës për Policinë”, tha Duka.

“Jam shumë i sigurt që do të kemi një event të mirë, duke parë kaq shumë mobilizim si asnjëherë tjetër dhe për këtë dua ta falënderoj Ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku dhe të gjithë të tjerët, të cilët jo vetëm sot, por gjatë gjithë kësaj periudhe, në periudhën mes dy ndeshjeve keni qenë në një bashkëpunim shumë të mirë edhe me oficerin e Sigurisë së FSHF, me kompaninë e sigurisë, gjithë administratën dhe drejtorin e stadiumit”, tha Presidenti Duka, duke theksuar se të gjithë do të kontribuojnë për të pasur një event sa më të mirë.

“Uroj që vërtetë të kthehet në festë, të mos kemi asnjë incident. Ne dhe ju po i bëjmë të gjitha dhe desha t’ju falënderoj edhe një herë për këtë që të mos kemi asnjë incident. Sepse në fund të fundit qëllimi juaj dhe qëllimi jonë është që t’i krijojmë kushte sa më të mira atyre që do të jenë në stadium, spektatorëve, futbollistëve, medias dhe të gjithë bashkë kontribuojmë për të pasur një event fantastik dhe performancë shumë të mirë të ekipet, sepse e gjithë Shqipëria e pret këtë ndeshje me padurim, e pret për një rezultat padurim. Uroj që edhe rezultati t’i përgjigjet mobilizimit tuaj, mobilizimit të skuadrës, të gjithë Shqipërisë dhe uroj që të festojmë, të festojmë pa asnjë incident”, u shpreh Presidenti i FSHF.

Ministri tha se, edhe nëse ka një rast, me flakadan në stadium publiku duhet të kuptojë se ndeshja e radhës në 20 nëntor, do zhvillohet në gjysmë apo fare pa tifozë.

“Kush do që t’i bëjë dëm Kombëtares Kuqezi, do jetë ai që vjen me flakadan, ndaj ne do jemi të përgatitur që të reagojmë fort. Nuk mund të dëmtojmë ëndrrën për të shkuar për herë të dytë në Evropian me veprime keqdashëse, sepse ato veprime nuk janë më tifozeri, por veprime keqdashëse”, ishte mesazhi i ministrit Balla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Kalo në kategori