Qendra për vëzhgimin e rrjetit kompjuterik shtetëror që funksionon në kuadër të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, mirëmban infrastrukturën e rrjetit shtetëror për tërë Kosovën.
Zyrtarë të kësaj agjencie që vepron në kuadër të ministrisë së Punëve të Brendshme thonë se Kosova sikurse vendet e tjera të botës, përballet me sulme kibernetike, posaçërisht në fushën e komunikimeve elektronike.
Kujtim Gashi, që udhëheq Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit thotë se përpjekje për sulme kibernetike bëhen kryesisht nga vendet që janë kundër pavarësisë së Kosovës.
“Në të kaluarën duhet ta themi se kemi pasur në rrethana të caktuara, në periudha të caktuara, kemi pasur tendencë për sulme nga shteti serb, nga Kina, Rusia dhe sidomos shtetet e këtij blloku që në një farë forme ndoshta konsiderohen edhe relacionet politike jo shumë të qëndrueshme që kemi me ta dhe mund të jetë ndoshta si provokim apo përpjekje për të vështirësuar funksionimin normal të institucioneve të vendit dhe komunikimeve elektronike. Mirëpo, fatmirësisht deri më tani të gjitha këto përpjekje nuk kanë rezultuar me pasoja dhe dëme për institucionet e vendit”, tha Gashi.
Gashi thotë se institucionet e vendit kanë bashkëpunim të ngushtë me institucionet ndërkombëtare në fushën e shkëmbimit të të dhënave dhe informacioneve në raste të rrezikut të mundshëm nga sulmet kibernetike.
“Kemi një bashkëpunim të ngushtë në veçanti me ambasadën amerikane dhe ekspertët e sigurisë kibernetike të cilët ofrohen në mbështetje dhe asistencë në të gjitha rastet kur ne shohim se kemi sfida ose vështirësi e sidomos në rastet kur vijnë informacionet paraprake bashkëpunuese si preventivë dhe parandalim për një sulm eventual që mund të shfaqet në institucionet e vendit”, tha ai.
Policia e Kosovës në një përgjigje për Zërin e Amerikës thotë se gjatë vitit 2020 në këtë institucion janë paraqitur 52 raste të ndryshme që lidhen me krimet kibernetike, një rritje kjo krahasim me dy vite paraprake. Policia thotë se trajton raste të ndryshme ku ankues janë individë por edhe institucione apo biznese.
Muajve të fundit shumë shtete në botë janë përballur me sulme të ndryshme kibernetike, ku janë sulmuar sisteme kyçe të infrastrukturës.
Ekspertë të fushës së sigurisë kibernetike thonë se Kosova aktualisht nuk e ka industrinë e zhvilluar dhe rrjedhimisht është e mbrojtur nga sulmet kibernetike në këtë fushë.
Tanzer Abazi që merret me fushën e sigurisë kibernetike thotë se me digjitalizimin e shërbimeve shtohen edhe kërcënimet ndaj sigurisë në këtë fushë.
“Ne po shkojmë drejt digjitalizimi të çdo shërbimi, çdo send, çdo e dhënë digjitale veç është e cenueshme, e cenueshme nuk po e them që është e hakueshme por është e cenueshme ndaj sulmeve kibernetike sepse është e qasshme për çdo qytetar në botë, për indianin, për kinezin, për gjermanin, për francezin gjithë këta kanë qasje në atë platformë për të parë, momentin që e shohin ata tentojnë të gjejnë dobësi dhe është e cenueshme. Andaj kjo do të shkojë vetëm duke u rritur”, tha ai.
Ekspertët thonë se institucionet e vendit investojnë dukshëm në ngritjen e kapaciteteve të sigurisë në fushën e teknologjisë por sipas tyre sfidë mbeten burimet njerëzore.
“Ne po flasim për institucione që përpunojë të dhëna për dy milionë qytetarë dhe përgjegjësia është më e madhe dhe siguria duhet të jetë më e madhe krahasuar me sektorin privat dhe bizneset që ata e kanë një klientelë dhe duhet me përpunu të dhënat për bashkëpunëtorët e vet. Normal që institucionet e kanë këtë sfidë dhe stafi që merret me këtë punë dhe sfida e ardhshme e institucioneve është që nuk janë të stimuluar mirë, sa i përket pagave dhe në raport me konkurueshmërinë apo sektorin privat”, tha ai.
Abazi thotë se edhe sektori privat në Kosovë përballet me sulme kibernetike ndërsa ngreh shqetësimin për mungesë të ndërgjegjësimit për rëndësinë e sigurisë kibernetike.
“Sfidat që më së shumti bizneset po i hasin sot ka të bëjë me Ransomware, është një lloj i virusit që i inkripton të dhënat e biznesit dhe ja pamundëson qasjen në ato dhëna që t’i kthej mbrapsht. Në këmbim të saj, ajo lyp shantazh që t’i me pagu dhe nuk të garanton që t’i kthen të dhënat sepse është e vështirë të gjendet ai që e krijon, krimineli këtë farë pune, pra nuk ka rrugë që kthehesh mbrapa dhe e gjen kush është edhe kjo sfidë ka bërë që shumë prej bizneseve në Kosovë për shkak të mos vetëdijesimit në siguri dhe mos investimi në këto tema me ra pre e këtij lloji të sulmit kibernetik e që më pas i ka vetëdijesuar”, tha ai.
Ekspertët e sigurisë kibernetike thonë se pandemia COVID-19 ka bërë që shumë institucione dhe biznese në Kosovë të kalojnë në sistemin digjital të shërbimeve e rrjedhimisht kjo ka rritur edhe interesimin e hakerëve për sulme kibernetike. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
Shtyhet seanca fillestare për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
Kapet në Kolumbi tropojani i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK
Gërvalla pasi e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, reagon OVL e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës